Nga 1 shkurti vetëm 1 gjykatë apeli, 32 mijë dosje në pritje! Të gjitha në short, gjyqtar tjetër edhe për 'fatin' e PD! Pamjet brenda 10 dhomave ‘arkiv’

Me hartën e re gjyqësore, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në apel, do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë. Report Tv mëson se janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi në gjykatat e Apeleve në Tiranë apo në rrethe, mes të cilave është edhe ajo e ankimimit që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës.

Këto dosje pa date për seancën e parë, do të rihidhen në short në datat 1 dhe 2 shkurt,  kur nis funksionim harta e re gjyqësore, e cila parashikon vetëm një gjykatë Apeli e Juridiksionit të Përgjithshëm që do të jetë në Tiranë, në ambientet e godinës aktuale në kryeqytet.

“Çështjet që ka filluar shqyrtimi nuk do rishortohen, ndërsa dosjet që nuk kanë një datë gjykimi do të hidhet njnë short elektronik”, thotë kancelarja e gjykatës së Apelit Tiranë Lertita Balili për Report Tv.

Ajo thotë se fillimisht do jenë 25 gjyqtarë, nga 78 që është organika por në krah të tyre do jenë edhe ndihmës ligjorë. Për gjyqtarët  që do të vijnë nga rrethet, janë siguruar zyrat e nevojshme. Balili sqaron se pavarësisht se gjykimi i çështjeve do të zhvillohet  në Tiranë,  gjykatat të cilat do të shkrihen do të vijojnë të funksionojnë shërbimet për qytetarët

“Do të ketë zyrë shërbimi me 3 nëpunës civilë gjyqësorë. Pra kërkesat depozitohen në këto zyra shërbimi”, tha Lertita Balili, kancelare e Apelit Tiranë

Për të gjithë qytetarët me pyetje të ngjashme, se çfarë do të ndodhë me çështjet e tyre, gjykata ka vënë në dispozicion një adresë e-mail dhe një numër telefoni.

‘Në zyrat e shërbimit do të merret edhe informacione për ccdo shqetësim”, tha Balili.

Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi ne kundërshtimet e avokatëve,  të cilët bojkotuan për disa javë  edhe seancat. Harta e re  do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë