Në gjykatat e Apelit ka nisur puna për transferimin e dosjeve dhe stafeve drejt Tiranës. Bazuar në hartën e re gjyqësore, prej datës 1 shkurt do të mbyllet Apeli i Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Korçës dhe Gjirokastrës. Kreu i dhomës së avokatisë në Vlorë, Durim Bajramaj tha se qytetarëve do t’u duhen shumë vite për të marrë drejtësi, pasi ka ende pa shqyrtuar dosje të 2017-ës.
Në total nga gjykata e Apelit të Vlorës transferohen në Tiranë 4234 dosje nga të cilat 2981 çështje civile dhe 1253 çështje penale. Ndërsa në godinën aktuale të Gjykatës do qëndrojnë hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët.
Në një komunikim të Report Tv me kryetarin e Gjykatës së Apelit Shkodër Fuat Vjerdha mësojmë se vendimi ka ardhur i formës së prerë nga KLGJ dhe tashmë seancat gjyqësore do të zhvillohen në Tiranë. Ndërsa në godinën e Apelit Shkodër, e ndërtuar vitet e fundit do jetë vetëm një sportel me 3 punonjës. Administrata do vendoset në shërbim te Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ndërsa një pjesë e vogël e stafit mund të mbetet pa punë. Transferimi i dosjeve dhe gjyqtareve ka nisur dhe nga Gjykatat e Apelit në Durrës, Korçë e Gjirokastër.
Kësisoj në rrethe mbetet vetëm një staf i reduktuar i administratës për apelimin e çështjeve të shkallës së parë, ndërsa të gjitha seancat do të zhvillohen në Tiranë. Nga gjykata e Apelit të Gjirokastrës do të transferohen 600 dosje, nga ai i Korçës 937 dosje dhe nga Shkodra 3959 dosje.
Qeveria shqiptare ka miratuar hartën e re gjyqësore e cila shkrin 18 gjykata në rang vendi dhe pritet të nis implementimin duke filluar nga 1 shkurti. Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar. Ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
43.9%
-
Të gabuar
47.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 897
Lajme të tjera
-
Shkrirja e gjykatës së Lushnjës, Kreu i Avokatëve në Fier: Do bëhet lëmsh i madh! Vonesat për një gjykim civil në shkallë të parë mund të shkojnë në 2 vite
3 Maj, 15:12
-
Shkrirja e 9 gjykatave të shkallës së parë/ Duraj: Pozitive, modeli më i mirë! Ramaj: E gabuar! S’është zgjidhje
2 Maj, 17:07
-
Harta e re gjyqësore, Kasmi për Report Tv: E parakohshme dhe e panevojshme! Apelit do t’i duhen 6 vite që të shqyrtojë dosjet
2 Maj, 14:25
-
Mbyllen Gjykata dhe Prokuoria e Tropojës dhe zhvendosen në Kukës, shqetësimi i Guskës: Populli i thjeshtë s’ka më akses në drejtësi
2 Maj, 12:42
-
Faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, sot pushojnë së ekzistuari 9 gjykata të shkallës së parë! Ja ku transferohen dosjet
1 Maj, 07:07
-
Faza e dytë e implementimit të Hartës së re Gjyqësore, nesër pushojnë së ekzistuari 9 gjykata të shkallës së parë! Ja ku transferohen dosjet
30 Prill, 21:26
-
Më 1 maj ‘shkrihen’ 9 gjykata të shkallës parë, dosjet nuk rishortohen! Kreu i Gykatës së Pogradecit: Brenda muajit transferohemi në Korçë
7 Prill, 16:14
-
Harta e re gjyqësore, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi
29 Mars, 08:37
-
Partia e Lirisë kundër hartës së re gjyqësore: Drejtësia kthehet në luks për qytetarët! Vetëgjyqësia, një rrezik real
8 Shkurt, 12:26
-
Gjyqtari që i dha Bashës në 2011 Bashkinë e Tiranës do të vendosë për vulën e PD-së, të tre anëtarët e trupit gjykues kanë kaluar Vetingun
3 Shkurt, 18:06
-
Fati i PD, përcaktohet në Apel trupa gjykuese, relatore Elona Mihali! Sefa: Shqyrtoni sa më shpejt çështjen, tashmë s'ka asnjë pengesë
3 Shkurt, 13:11
-
Nga sot Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë! Llagami: Më shumë cilësi! Avokatët: Më pak akses në drejtësi
1 Shkurt, 08:00
Pislleku i rradhes ne Albanistan
Përgjigju