Pavarësisht kritikave të shumta për një fushatë të ngadaltë të vaksinimit, Franca duke filluar nga 15 Qershori do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë personat mbi 18-vjeç.
Njoftimi e dha Presidenti Emmanuel Macron, pasi aktualisht vaksinimi është i hapur për këdo që është mbi moshën 55-vjeç.
Njoftimi vjen një ditë pasi Macron, paraqiti planin e tij për të hequr përfundimisht kufizimet e COVID-19 në të gjithë vendin. Plan i cili synon që shumica e bizneseve jo-thelbësore, përfshirë baret dhe restorantet të rihapen plotësisht më 9 qershor.
Vonesat në fillimet e vaksinimit, duket se janë hedhur pas tanimë pasi deri të enjten janë arritur të administrohen deri në 14.9 milionë doza të para ndërsa 6.3 milionë njerëz janë injektuar plotësisht. Deri në mes të qershorit qeveria franceze synon që 30 milionë njerëz të kenë marrë dozën e tyre të parë.
Sipas statistikave të qeverisë, kjo arrin në 30 përqind të njerëzve mbi moshën 18-vjeç, me 60 përqind të njerëzve mbi moshën 60-vjeç dhe 69-përqind të atyre të moshës 70-vjeç ose më shumë që kanë marrë të paktën një dozë.