Nga data 18 deri më 22 maj 2026 rrugët e Shqipërisë do të mirëpresin Turin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë ku pritet të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa. Ky është një moment kyç jo vetëm për sportin, por edhe për imazhin e vendit.

Qëllimi këtë vit ka qenë rritja e standarteve organizative, pjesmarrja e lartë ndërkombëtare dhe ekspozimi mediatik, për ta dërguar këtë sport në një fazë të re profesionalizimi. Për këtë arsye Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të ketë një transmetues live si shenjë e demostrimit të interesit public dhe afrimin e brezave të rinj që të merren me çiklizëm.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit Skënder Anxhaku thotë se zhvillimi i çiklizmit lidhet drejtpërdrejt me promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Rrugët ku zhvillohet gara përshkojnë zona me bukuri të veçanta natyrore dhe kulturore, duke ofruar një “vitrinë” të hapur për publikun vendas dhe të huaj. Pamjet që transmetohen gjatë etapave shërbejnë si një reklamë autentike për peizazhet shqiptare, duke nxitur interesin për turizëm aktiv, aventurë dhe eksplorim.

Ai shton se çiklizmi ka potencial të madh për të ndikuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, pasi promovon lëvizjen në natyrë, përdorimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërgjegjësimin për mjedisin. Në këtë mënyrë, eventi nuk është vetëm një garë sportive, por edhe një platformë për të lidhur sportin me ekonominë lokale, kulturën dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Në përfundim, ai e konsideron Turit Çiklistik të Shqipërisë si një simbol të bashkimit të sportit me zhvillimin e vendit, duke i bërë thirrje publikut dhe institucioneve që të vazhdojnë ta mbështesin këtë traditë, e cila jo vetëm nxjerr në pah kampionët e së ardhmes, por edhe forcon identitetin sportiv dhe turistik të Shqipërisë.