Ka nisur sot nga Tirana etapa e parë e turit të 82-të çiklistik i Shqipërisë -në një maratonë 5 ditore, që do të dhurojë shumë adrenalinë për sportistët nga mbarë Europa. 5 etapat nga 26-30 maj priten me plot rivalitet, që do të rregjistrojnë një edicion që do të prekë mbarë Shqipërinë.
Etapa e parë e cila startoi nga Tirana do të jetë e gjatë 151 km e do të vijojë drejt Rrëshenit, për tu mbyllur në Shkodër.
Në lidhje me këtë ngjarje sportive Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit.
Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten e ardhshme me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet dhe fituesi i këtij edicioni të 82-të.
Ky tur vjen vetëm pak ditë pasi në Shqipëri u mbajt ‘Hapja e Madhe’ e ‘Giro D’Italias’, me 3 etapa që nisën në Durrës, vijuan në Tiranë dhe përfunduan në Vlorë.
Komente










