TIRANE - Nga 2 marsi do të çelet tenderi për të futur shërbimin 4G në tregun e telefonisë. Kështu ka deklaruar Pirro Xhixho, kandidat për Këshillin Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Në seancën e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, tregtisë dhe Mjedisit është mbajtur dëgjesa për katër kandidatët e propozuar për Këshillin Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Deputeti socialist Artan Gaci ngriti në diskutim një marëveshje të vendeve të BE-së për të hequr tarifat roaming mes njeri tjetrit, dhe pyeti nëse do të jetë dhe Shqipëria njëra nga këto vende, duke parë dhe numrin e lartë të emigrantëve.
Kandidatët e propozuar për këshillin drejtues të AKEP janë: Anila Denaj, Pirro Xhixho, Ketrin Topçiu, Klarina Abazaj. Sipas Pirro Xhixhos ky institucion nuk ka asnjë debitor në treg pasi është ofruar shërbimi 3G për të gjithë operatorët.
Po ashtu masat e marra kanë ndikuar direkt në uljen e çmimeve të telefonisë. Duke bërë një prezantim të situatës dhe duke e krahasuar atë me situatën sesi është gjetur ky institucion, Xhixho ka theksuar se dikur vendi ynë ishte mbi çmimet mesatare të BE por sot ne jemi nën mesatare.
Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO