TIRANE- Konferenca VI Ndërkombëtare “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet” këtë vit organizohet në Tiranë, nga 20 deri më 23 maj. Edicioni i parë i saj është organizuar në vitin 1984 në Clermont-Ferrand, ndërsa i fundit u zhvillua në Grenoble, në tetor të vitit 2008.
Në çdo gjashtë vjet kjo konferencë mundëson mbledhjen e gjithë komunitetit shkencor që punon në Ballkan nga periudha pre- dhe protohistorike deri në periudhën mesjetare bizantine. Kjo është e vetmja konferencë në këtë fushë dhe ajo bën të mundur të mblidhen së bashku kërkuesit shkencorë të fushës të arkeologjisë.
Konferenca organizohet nga Instituti i Arkeologjisë, pranë QSA dhe Qendra Shkencore Hisoma, pranë Universitetit Lyon 2, France.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com