Nga 23-25 korrik, çelet
Festivali Multikulturor i Beratit

Nga 23-25 korrik, çelet<br />Festivali Multikulturor i Beratit
Vodafone Albania edhe këtë vit është mbështetësi kryesor i Festivalit Multikulturor të Beratit, i cili zhvillohet në datat 23-25 korrik. Një fundjavë plot argëtim ju pret të gjithëve në qytetin e një mbi një dritareve, ku gjatë tre ditëve të festivalit do të shpalosen jo vetëm vlerat e artit dhe të trashëgimisë kulturore, por dhe ato të traditës popullore.

Tri ditë të paharrueshme në Beratin e historisë, për të shijuar panairin e librit dhe artizanatit, arte pamore dhe ekspozita të ndryshme, grupe Jazz-i dhe DJ deri vonë në mbrëmje. Emra të njohur artistësh nga Shqipëria dhe Kosova si Flaka Goranci, Guralumi Band, Flamenco Duo dhe DJ Liam Mandiaro do të ngjiten në skenën e festivalit.

Nuk do të mungojnë edhe aktivitete të tjera artistike për promovimin e qytetit të Beratit në disa prej vendeve më të bukura të tij si Mangalemi, Gorica, Kalaja Historike, Muzeu Etnografik dhe Ikonografik, të cilët do të hapin dyert për publikun e gjerë.

Një nga risitë e këtij festivali është edhe organizmi i Panairit të Librit për fëmijë. Edicioni i dytë i Festivalit Multikulturor që ka si qëllim edhe pjesëmarrjen e turistëve të huaj në event, mundësohet për të dytin vit radhazi nga kompania Vodafone Albania, e cila është mjaft e ndjeshme dhe e kujdesshme ndaj promovimit dhe zhvillimit të vlerave kulturore dhe artistike të shoqërisë, pa lënë mënjanë angazhimin e përhershëm për të ofruar shërbimet më cilësore në treg dhe lehtësi të shumta për qytëtarët dhe turistët, të cilët zgjedhin rrjetin Vodafone.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës