‘Nga 8 mijë lekë për 695 mijë pensionistë, 100 mln euro për 5 oligarkë’, Partia e Lirisë: Lëmosha e mjerimit është kartolina e Ramës

‘Nga 8 mijë lekë për 695 mijë pensionistë, 100 mln euro për 5 oligarkë’, Partia e Lirisë: Lëmosha e mjerimit është kartolina e Ramës

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë së Lirisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me “pakon” e ofruar nga kryeministri Rama për shtresat e ndryshme të shoqërisë në këtë fundvit, teksa ka zbuluar se janë dhënë 100 milionë euro për 5 oligarkë dhe vetëm nga 8 mijë lekë për 695 mijë pensionistë.

Postimi i plotë:

“Pakoja e Madhe” e Edi Ramës: 100 MILION EURO për “5” oligarkë. Nga 8 MIJË LEKË për 695 mijë pensionistë.

Lëmosha e mjerimit është kartolina e Edi Ramës për qytetarët në nevojë në prag të Vitit të Ri. Ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin Qeveria ka vendosur të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milion euro.

Prioritet i Edi Ramës nuk janë shtresat në nevojë, që me rritjet abuzive të çmimeve në këtë dimër të vështirë nuk kanë mundësi të ushqehen, të ngrohen dhe as të festojnë!

Sepse një qytetari (67% e popullsisë) që jeton me 5.5 dollarë në ditë të ardhura, i duhet të mos prishë asnjë qindarkë për 12 ditë të muajit që të ketë mundësi të blejë gjelin e Vitit të Ri, që sot në treg kushton nga 6 deri në 7 mijë lekë.

Padrejtësia, pabarazia dhe ndasia kriminale ka arritur kulmin ndaj dhe shqiptarët duan të ikin çdo ditë, pse nuk kanë shpresë kur shohin se me taksat e tyre majmen oligarkët, ndërkohë të pamundërit as nuk blejnë dot gjelin dhe as e mbushin dot tryezën e Vitit të Ri.


Lajmi kryesor:

Pakoja e Madhe, Rama: Pensionistët, invalidët, familjet, mësuesit, ushtarët, në nevojë marrin nga 8000 lekë, nënat kryefamiljare 20 000 lekë, administrata 10-20 mijë lekë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja