Kryeministri Edi Rama priti sot në kryeministri drejtuesit e rinj të policisë dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për të uruar suksese, por dhe për t'i garantuar mbështeje në punën e tyre të vështirë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë të trashëguar në një situatë të paimagjinueshme.
Rama tha se kanë trashëguar shthurjen më alarmante në policinë e shtetit qysh prej vitit të mallkuar 1997, dhe foli për reforma e cila nis nga Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe do të prekë të gjithë zinxhirin e përgjegjësive por dhe do të transformojë cilësinë e burimeve njerëzore. Do të ketë dhe reformë në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm.
GJENDJA E POLICISË ME E KEQE QË PREJ 1997
Kryeministri e nisi takimin duke falenderuar policin Bledar Naçi i cili dje parandaloi rrëmbimin e një vajze 7 vjecare në Fier. Rama i shprehu falenderimet oficerit të policisë së Fierit dhe duke iu drejtuar drejtuesve të lartë të policisë u shpreh se detyra e tyre është e vështirë.
“Ministri Tahiri foli mbrëmë me nënën e vajzës e cila kërkonte pa pushim drejtësi që të tjera vajza të mitura të mos rrezikohen nga planet e njerëzve të çoroditur të krimit. Drejtësi kërkojnë shumë famije të përvëluara nga goditje të pamëshirshme të krimit. Ju keni marrë një detyrë të lartë shumë të vështirë, qoftë dhe profesioni që keni zgjedhur. Nuk është punë e lehtë, por dhe sepse në ditët që kalon ky vend puna që kërkohet nga ju është shumë më e veçantë se në ditët e zakonshme. Ne jemi këtu për të qenë në mbështetje të plotë pa asnjë mbulim e lëkundje të misionit të lartë të policisë së shtetit, duke mbështetur policinë në të gjithë territorin, duke mbështetur detyrën tuaj.
Kemi trashëguar shthurjen më alarmante në Policinë e Shtetit që prej vitit të mallkuar 1997. Kemi trashëguar një situatë sigurie e rendi të paimagjinueshëm për një vend që nuk është në luftë dhe në konflikt të armatosur brenda vetes. Jetojmë në një vend ku kërcënimi mbi pronën e përbashkët dhe pasurinë e njerëve dhe të kombit është i përditshëm. Ku çdo ditë e çdo natë humbasim pjesë të kësaj pasurie, humbasim pyje, plazhe, tokë buke. Jetojmë në një vend ku nuk duhet të harrojmë se përshkallëzimi i krimit dhe rritja e numrit të vepra të krimit ka njohur hove të parapunueshem për një Shqipëri që nuk është në luftë. 2012 u mbyll me 20 mijë e 688 krime, ndërkohë që 2005 u mbyll me mbi 2000 krime” tha gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama.
"Jemi këtu për të ndalur rritjen e mëtejshme të krimit dhe të nisim të zbrapsim krimin duke rikthyer policinë në krye të detyrës"- nënvizoi më tej ai.
RAMA: SHKRIHET KUPOLA AMORFE, NE DREJTORINE E POLICISE TANI VETEM 255 OFICERE
Rama tha se “Braktisja nga kupola dhe transforimi i kupolës në një mjedis ku më shumë sesa detyra e lartë dominonte interesa që ishin në kundërshtim të plotë me detyrën” ishte hapi i parë që sot kemi një skuadër të re të drejtuesve të policisë së shtetit.
“Reforma synon të profilizojë Drejtorinë e Policisë si një trupë strategjike drejtuese dhe monitoruese dhe të fuqizojë trupën policore operacionale me funksione të drejtëpërdrejta."- tha Rama duke shtuar se "Nga 811 oficerë të lartë që ishin tërësisht të shkëputur nga realiteti të mbledhur të tërë në një sturkturë amorfe thuasje të paralizuar, tërësisht ineficente ne do të kalojmë në 255 funksionarë. Ndërkohë që të gjitha fuksionet e tjera që më parë ishin pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të opolicisë do të zbresin në terrenin e betejës me krimin dhe në mbrojtje të qytetarëve. Beteja jonë është për të zbrapsur krimin dhe për të emancipuar policinë e shtetit si forcë me të cilën mbrohet qytetari.”
RAMA, DREJTUESVE TE RINJ: NE PERZGJEDHJEN TUAJ FOLI KARRIERA, TANI DUHET PUNA
"Sot kemi një trupë drejtuese të përzgjedhur me kujdesin më të madh, duke kërkuar në rradhët e shërbëtorëve me uniforma blu të këtij shteti njerëzit më të përshtatshëm për të kryer një reformë të thellë dhe ndërmarrë një aksion historik të policisë së shtetit që do të rivendosë raportet e drejta mes shoqërisë, pasurisë së përbashkët dhe pa asnjë dyshim mes individit dhe pronës publike ose private duke garantuar jetën e cdo individi si jetën e një anëtari të familjes sonë. Kemi zgjedhur me kujdesin më të madh dhe me besimin e plotë se, do të dini të jeni në lartësinë e detyrës por secili prej jush duhet ta mabjë detyrën me punë të prekshme dhe rezultate...
Nëse në përzgjedhjen tuaj ka folur karriera dhe punët tuaja, njerëzit me opinionet e tyre pozitive, nga sot e pas për secilin prej jush duhet të flasin rezultatet. Reforma që sapo ka nisur dhe ka kaluar vetëm fazën e parë do të prekë të gjithë zinxhirin e përgjegjësive por dhe do të tranformojë cilësinë e burimve njerëzore”, tha kryeministri Edi Rama para drejtuesve të Policisë së Shtetit.
RAMA: OBJEKTIVI, NJË FORCË E VETME POLICORE
Duke përmendur shkrirjen e policisë rrugore nga një komisariat më vete, në pjesë integrale në komisariate Rama tha se, “po shkojmë drejt objektivit të një policie që është e unifikuar në qëllime dhe tërësisht e integruar në mekanizma që mbrojnë, jetën e çdo qytetari dhe pasurinë e përbashkët e pronën private të çdo shqiptari."
“Kjo është piramidë dhe zinxhiri i komandës është i qartë. Urdhrat vijën nga drejtori i përgjithshëm dhe strukturat më poshtë. Kemi hedhur një hap të drejtë për të rikonceputar dhe ndërtuar së bashku hap pas hapi policinë e shtetit si institucionin partner me qytetarin."
Policia e Shtetit do të marrë përsipër të mbrojë çdo metër katror të Shqipërisë, tokë buke, plazh, të mbrojë burimet tona ujore, natyrore, të mbrojë çdo burime të mirëqënies së shqiptarëve”.
REFORMË NË SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM, REZULTATE KONKRETE NE LUFTEN KUNDER KRIMIT BRENDA POLICISE
“Reformë ligjore në Shërbimin e Kontrollin të Brendshmë me synim rritjen e nivelit të demokratizimit dhe transparencës. Reforma do të ndërtojë instrumentat e komunikimit ët qytetarëve me Policinë e Shtetit dhe të kontrollit qytetar mbi Policinë e Shtetit. Presim nga këto ndryshime në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe përmes inspektimeve rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit brenda në Policinë e Shtetit.
Policia e shtetit sot është e reformuar, ndryshe nuk do të ishim sot me një skuadër tërësisht të re, dhe nuk do të ishimi këtu bashkë me Tahirin për të kërkuar që të gjithë ju të veproni me të njëjtëjn peshë përgjegjësie e sens të meritës siç u veprua në përcaktimin tuaj sot si drejtues më të lartë të Policisë së Shtetit”, tha Rama.
TË GJITHA SHËRBIMET E POLICISË NË NJË VEND
Sipas Ramës, “do të krijohen stacionet e unifikuara të shërbimeve në polici, pasi çliron oficerët nga barra e tyre dhe garanton përmirësimin e standardeve të shërbimit”.
PERZGJEDHNI BASHKEPUNETORET NE BAZE TE KARRIERES
Rama u ndal tek përzgjedhja e vartësve të drejtuesve të policisë. “Sot është dita që ju të tregoni vlerën e një karriere të bërë mes 1001 sakrificash. Siç ju reskeptua ju karriera, respekojini ju karrierën të tjerëve në hirearikinë e polcisisë së shtetit. Mos lejoni që atë që nuk do dëshironit të ndodhte ju duke ju dhënë hakun në karrierë. Zgjidhni më të mirët, shikoni në sy e mos shikon as majta as djathtat , ju nuk udhëhiqeni në punën tuaj veçse nga fryma e Kushtetutës dhe norma e edekatës tuaj ushtarake”
RAMA: NE KETE VEND SHTETI TE BEJE LIGJIN, JO KRIMI
Rama e mbylli fjalën e tij duke i kërkuar që në këtë vend jo krimi por shteti të bëjë ligjin.
“Mos harroni se secili prej jush është djali i një nëne, prind fëmijësh dhe burri i një bashkëshorteje dhe njësoj si nënat e fëmijëve tuaj bashkëshortet tuaja, nënat, gratë, fëmijët e këtij vendi meritojnë mbrojtje ku ligjin e bën ligji dhe jo më i forti, ku beteja me krimin bëhet shumë më e izoluar dhe jo që shfaqet në cdo rrugë e rrugicë. Jeni të gjithë njerëz që nuk keni ardhur në këto pozicione as nga rekomandimet e partisë as të klaneve të të fortëve apo të kujdoqoftë tjetër përvece nga rekomanimi që përbën karriera juaj. Në këtë vend jo krimi por shteti të bëjë ligjin. Secuili të jetë i barabartë para ligjit “- tha Rama duke e mbyllur fjalimin e tij gati 45 minuta me urimin “Paçi vetëm sukses, nga ne do të keni vetëm mbështetje”
Redaksia online
(shqiptarja.com)