Nga amnistia nuk do të përfitojnë personat të cilët janë gjobitur me vendim gjykate. Kjo u evidentua nga relatori i projektligjit të amnistisë në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja. Ai tha se sipas draftit të sjellë nga qeveria, personat e vetëm që do të përfitojnë janë vetëm ata që rrezikojnë dënimin me burg deri në dy vjet, ose ju kanë ngelur edhe dy vjet për të vuajtur dënimin. “Kjo amnisti përfshin vetëm një linjë të dënimit: atë të dënimit me burg, dhe jo dënimet e tjera alternative dhe të gjobitjes”,-tha Ulsi Manja.
Kjo pikë u kontestua edhe nga deputetja tjetër socialiste, Vasilika Hysi: “A jemi përpara një diskriminimi kur falim përmes ligjit të amnistisë dikë që ka bërë një vepër të caktuar penale dhe është dënuar deri në dy vjet, dhe të mos falim atë që ka kryer një vepër më të lehtë që është dënuar me gjobë?” “A duhet barazuar dënimi me gjobë, me dënimin me burg, për efekt të amnistisë? Me thënë të drejtën e kemi çmuar që jo dhe e kemi çmuar në grup në qeveri këtë gjë, sepse që kur është dhënë dënimi me gjobë është konsideruar si një dënim efektiv dhe ne duhet ta japim mesazhin publik siç edhe e kemi dhënë, por edhe nëpërmjet nismave ligjvënëse për sistemin gjyqësor, që të përdorë sa më shumë të jetë e mundur dënime alternative. Pra, atje ku dënimi është efektiv ne nuk kemi përse të ndërhymë, ky është qëllimi”,-tha Manjani.
Po ashtu, Ulsi Manja dhe socialisti Edmond Leka, ngritën pyetjen se pse nuk është marrë praktika e vitit 2014, ku përfitues kanë qenë të dënuarit që ju kishin ngelur dhe 3 vjet dënim, apo ishin nën hetim për vepra që dënohen deri në tre vjet. Për këtë çështje, gjatë shqyrtimit në parim ditën e djeshme, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se është marrë modeli i vitit të shkuar, por se deputetët mund të vendosin të zgjerojnë fashën e përfitimit. “Ju mund të vendosni ndryshe nëse e vlerësoni të tillë, por ne i referuar modelit të amnistisë së fundit të vitit 2015. Edhe atëherë fasha ka qenë dy vjet”,-tha Manjani. Sot, Komisioni i Ligjeve do ta shqyrtojë këtë nismë nen për nen, çka do të thotë se deputetët mund të miratojnë ndryshime të tjera.
Gjatë fjalës së tij Ministri Manjani deklaroi se amnistinë e këtij viti e vlerëson si një nismë pozitive ndërsa theksoi ajo nuk duhet konsideruar si një vendimmarrje e lidhur ngushtësisht me mbipopullimin. Manjani bëri me dije se amnistia e këtij viti është prirur drejt grupeve të margjinalizuara, pra në thelb të saj ka qenë dimensioni human. Gjatë raportimit të tij ai dha disa detaje rreth përfituesve konkretë duke informuar se numri total i të amnistuarve arrin në 670 persona, mes të cilëve 15 gra, 7 burra mbi moshën 60 vjeç, 8 të mitur si dhe 15 të sëmurë termianalë, të gjithë këta të papërfshirë në kriteret ndaluese të këtij projektligji. “Qëllimi i amnistisë është humanizmi dhe dëshira për t’i dhënë edhe një shans të dënuarve që të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Mbipopullimit nuk ishte qëllim i kësaj amnistie. 6158 persona ka në sistemin penitencjar aktualisht dhe kapaciteti është 5455. Pra kemi një mbipopullimi rreth 700 persona. Krahasuar me një vit më parë ka një rënie në mbipopullim, nga mbi 900, në 700 të dënuar”,-tha Manjani.
Ministri Manjani specifikoi se nuk janë përfitues të kësaj amnistie zyrtarët publikë nën akuzë, personat që kanë kryer krime seksuale, vepra penale e dhunës në familje, vrasja etj. Duke vënë në dukje se pas kësaj amnistie nuk ka asnjë prapavijë politike, sikurse është pretenduar në disa deklarime politike të pak ditëve me parë, Ministri Manjani deklaroi se sipas kësaj amnistie është në thelb barazia përpara ligjit. “Nuk përfitojnë nga amnistia zyrtarët publik që gjenden nën akuzë apo të dënuar, përsëritësit e veprave penale, ata që ushtrojnë dhunë në familje, dhuna seksuale, ata që dhunojnë të miturit, etj”,-tha ministri i drejtësisë.
“Në burg ngelen ata që nuk dalin dot, pra kanë bërë një vrasje ose janë recidivistë. Recidivizmin e kemi propozuar që të jetë tek kriteret ndaluese. Në qoftë se duam të rrisim numrin, po heqim recidivizmin dhe rritet numri por çështja është a fiton shoqëria nga kjo?A edukohet personi? Këto janë disa pyetje që e vënë në balancë realisht qëllimin me mjetin”,-tha Ylli Manjani.
Deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve kërkon që të rishikohet mundësia nëse mund të përfitojnë nga amnistia persona të cilët janë dorëzuar në drejtësi pas datës së shpalljes së këtij ligji. Manjani kishte caktuar në draft se kush është dorëzuar deri në 30 nëntor, pra 7 ditë para kalimit të këtij ligji në qeveri me qëllim shmangien e abuzivizmi të përfitonte. Ministri u shpreh kundër zhvendosjes së kësaj date me hyrjen në fuqi të ligjit. “Lidhur me shmangien e personave ndaj drejtësisë, jemi nisur nga raste konkrete që na kanë ndodhur me amnistinë e vitit të kaluar, ku një ditë përpara se të hynte në fuqi ligji, u dorëzuan persona në komisariate, bën dhe letrat ashtu si bëhen letrat dhe pamë që në dy ditë, nga komisariati ku ishte dorëzuar, personi u quajt i padënuar, shkoi në shtëpi dhe vazhdoi punën. Prandaj vendosëm që të jemi strikt këtë radhë. Nuk mund të luhet më pafundësisht me aktin human të shtetit nga persona që i janë shmangur drejtësisë. Personat që i janë shmangur ekzekutimit të një vendimi duhet ta vuajnë atë dënim. Akti human shkon realisht për ata që e vuajnë dënimin jo për ata që i shmangen vuajtjes së dënimit”,-tha Manjani.
Përfituesit
Numri total i të amnistuarve 670
Femra 15
Burra mbi moshën 60 vjeç 7
Të mitur 8
Të sëmurë terminalë 15
Përjashtohen
Përsëritësit e veprave penale
Personat e dënuar për:
krime kundër njerëzimit
krime kundër jetës, të kryera me dashje
vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit
krime seksuale
vepra penale kundër lirisë së personit
vepra penale të dhunës dhe krimit në familje
vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit
vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes
vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
vepra penale kundër falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë
vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve
vepra penale kundër mjedisit
krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues
krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera
krime kundër autoritetit të shtetit
vepra penale kundër drejtësisë
vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve
vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale
Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat të cilët i janë shmangur drejtësisë deri në datën 15.12.2016.
Personat që janë dënuar me burgim dhe ekzekutimi i dënimit është pezulluar me kusht nga gjykata nuk përfitojnë nga ky ligj.
Nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e të njëjtës vepër penale.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com