Nga anëtarët e qeverisë “Rama”, tek bukuroshet seksi të ekranit/ VIP-at që marrin pjesë në Maratonën e Tiranës
Pjesëmarrëse në këtë edicion do të jetë edhe fituesja e medaljes së artë në garën e 3000 metrave në Tarragona, Luiza Gega. Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Luiza Gega
Sot është dhe afati i fundit për regjistrimin në Maratonën e Tiranës, e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të si eventi më i madh sportiv në vend. Këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e më shumë se 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës. Rritja e numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mire, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.
Pjesëmarrëse në këtë edicion do të jetë edhe fituesja e medaljes së artë në garën e 3000 metrave në Tarragona, Luiza Gega. Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që përmes një statusi në rrjetin social "Instagram" ka publikuar fotografi të Gegës duke bërë përgatitje për këtë event. Por në këtë garë do të jenë edhe mjaft personazhe të njohura për publikun shqiptar, madje edhe nga kabineti qeveritar i Ramës.
Zv. Ministrja e Financës dhe e Ekonomisë Albana Shkurta ka vendosur që të sfidojë jo vetëm në fushën e financave, por edhe atë të atletikës duke u regjistruar.
Albana Shtylla
Ashtu siç kishte paralajmëruar përmes fotove gjatë stërvitjes për këtë maratonë, pjesë e garës do të jetë edhe Shefi i Shtabit te Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku. E nëse jemi mësuar që ti shohim si moderator duke I dhënë shumë hijeshi ekranit, dy prezantueset bukuroshe Nevina Shtylla dhe Xhesika Trola do të guxojnë më 7 tetor edhe të vrapojnë mes atletëve.
Nevina Shtylla
Gara do të mbahet me datë 7 tetor dhe do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë. Për më tepër shihni fotot e përzgjedhura nga ne të disa pjesëmarrësve:
1/2
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
'Run as One'/ One Albania mbështet eventin më të madh sportiv në kryeqytet me mbi 4500 pjesëmarrës
20 Tetor, 15:53
-
Maratona e Tiranës/ Hungarezi 'mori çmimin e parë' në disiplinën 10 km, por skualifikohet! Intervista për Report Tv para se të ‘zbulohej hilja’: Garë e vështirë
20 Tetor, 14:10
-
Maratona/ Presidenti i Federatës së Atletikës për Report Tv: 1 mijë atletë të huaj, gara promovim edhe për Tiranën
20 Tetor, 12:34
-
Maratona/ Rrëmben për të tretin vit radhazi vendin e parë në kategorinë ‘We Too’, i riu paraplegjik s'ia lë garën rastësisë: Ia dola me shumë punë
20 Tetor, 12:19
-
VIDEOLAJM/ Dinozauri ‘sfidon’ garuesit në Maratonën e Tiranës
20 Tetor, 11:31
-
Për herë të parë në Maratonën e Tiranës, garuesi për Report Tv: Në mbështetje të fëmijëve me spektrin e autizmit
20 Tetor, 10:35
-
Lista e plotë e fituesve/ Maratona e Tiranës, rreth 4 mijë pjesëmarrës! Gega rekord kombëtar: Shqiptarët më dhanë forcë! Dominojnë kenianët (VIDEO)
20 Tetor, 08:07
-
Sot maratona e Tiranës, plani i masave! Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve
20 Tetor, 06:57
-
Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve këtë të dielë
19 Tetor, 22:22
-
‘Fun Run’ mbledh bashkë 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, Veliaj ndan çmimet e para: Mirëpresim nesër 4000 vrapues nga e gjithë bota
19 Tetor, 13:23
-
Maratona e Tiranës, Bashkia publikon planin e masave: Ja si do të bëhet qarkullimi i automjeteve të shtunë dhe të dielë
18 Tetor, 12:38