Pasi reaguan me një letër të hapur kundër drejtimit të FIFA-s nga Gianni Infantino, mediat angleze bëjnë me dije se Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ajo e Azisë (AFC) dhe ajo e Amerikës Qëndrore dhe të Veriut (CONCACAF), kanë nisur të shqyrtojnë idenë për kompeticione të tjera, jo të lidhura me FIFA-n.
Qëllimi do të ishte t'u ofroheshin lojtarëve mundësi konkrete për diskutim dhe mbi të gjitha, të zvogëlohej varësia nga organi botëror në kulmin e krizës, duke pasur parasysh kërcënimin e vazhdueshëm për bojkot. Këto janë, për momentin, vlerësime paraprake dhe jo një projekt i finalizuar, por vetë fakti që tre konfederatat po e diskutojnë tregon shkallën e përçarjes në botën e futbollit.
Gjithçka vjen vetëm dy javë nga ideja (e tërhequr më pas) e Gianni Infantinos për të shitur te privati 20 përqind të të drejtave komerciale të turneve të FIFA-s, përfshi Kupën e Botës.
Lajmi kryesor:
Të gjithë kundër Gianni Infantinos, UEFA, CONCACAF dhe AFC: Futbolli nuk është i një njeriu, na tradhtoi besimin përmes mashtrimit







