Nga Ankaraja, Rama zbulon projektet madhore shqiptaro-turke: Fabrikë prodhimi vaksinash, qendër kombëtare e teknologjisë së lartë! Monitorojmë rendin me dronë super inteligjentë

Nga Turqia, ku po zhvillon një vizitë dyditore, kryeministri Edi Rama ka zbardhur edhe bisedat që ka zhvilluar në lidhje me projektet e bashkëpunimit me palën turke, me investitorë në fushat të ndryshme të rëndësishme si teknologjia digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji e transport.

Rama thekson se është zhvilluar një diskutim i detajuar me sipërmarrje të ekselencës turke për ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik. Së dyti kreu i qeverisë shkruan se është diskutuar për Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor.

Një pikë tjetër diskutimi është zhvilluar mbi sistemin e kontrollit të territorit të vendit tonë me dronë superinteligjentë, për rendin publik. Rama e përbyll postimin duke shkruar se është diskutuar edhe për programin e mandatit të tretë për infrastruktrën kombetare.

‘ Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

Programin e Mandatit të Tretë për infrastruktren kombetare’- shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ishte shoqëruar nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe një takim me pronarin e kompanisë së prodhimit të disa lloj vaksinash, por edhe distributorin e Sinovac. Kryeministri nëvizoi se një nga projektet është ndërtimi i fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se gjatë takimit me homologun turk, se është diskutuar mbi afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në kuadër të vizitës dy-ditore të delegacionit shqiptar në Turqi për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me homologun e saj turk, dr. Fahrettin Koca në Ankara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Rama reagon me një tjetër mesazh nga Turqia: Ndershmëria në politikë është aftësia politike

Nga Turqia, ku ndodhet në një vizitë dyditore kryeministri Edi Rama ka reaguar me një tjetër mesazh të koduar politik mbrëmjen e sotme. Kryeministri ka zgjedhur një shprehje të filozofit italian, Benedetto Croce, ndërsa shkruan: "Ndershmëria në politikë është aftësia politike".

Ora 19:56
Arsimi, shëndetësia e kultura, Rama zbulon të tjera marrëveshje bashkëpunimi me Turqinë

I pranishëm në Turqi, ku po zhvillon një vizitë dyjavore, Rama ka bërë me dije të tjera marrëveshje bashkëpunimi. Me një postim në Facebook, Rama bën me dije se do të ketë bashkëpunime në shëndetësi, arsim, çështjen e strehimit social si dhe në kulturë e turizëm.

"Ankara - Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:

• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)

• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)

• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)

• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)", shkruan Rama.

Ora 16:19
Rama në Turqi, takon distributorin e vaksinës Sonovac: Diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikave në Shqipëri

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pronarin e kompanisë së prodhimit të disa lloj vaksinash por edhe distributorin e Sinovac. Kryeministri shkruan se një nga projektet është ndërtimi i fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike”, shkruan Rama.

Gjatë ditës së djeshme Rama zhvilloi një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara. Turqia është një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë. Qeveria turke i dhuroi Shqipërisë 70 milionë euro për ndërtimin e spitalit memorial të Fierit një strukturë moderne e cila po ofron një shërbim ekselent në mjeksi për banorët e qarkut të Fierit.

Ora 15:48
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave takon homologun turk, diskutime për projekte të përbashkëta

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli dhe homologu turk, Mustafa Gümüş

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me drejtorin e Doganave Turke, Mustafa Gümüş, ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit midis dy administratave doganore.

Gjatë këtij takimi me homologun turk, Gazheli vlerësoi angazhimin e të dy administratave për një partneritet reciprok në disa fusha, si lehtësimi i tregtisë, shkëmbimi i informacionit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta.

Ky takim u bë në kuadër të vizitës dyditore që Kryeministri Edi Rama, po zhvillon në Turqi, ku në qendër të saj është ecuria e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.

Ora 15:20
Manastirliu me homologun turk Koca në Ankara: Bashkëpunim në fushën e shëndetësisë, do të rrisim standardet dhe sigurinë e shërbimit farmaceutik

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me homologun e saj turk, dr. Fahrettin Koca në Ankara.

Më qëllim për të çuar përpara axhendën e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë, Ogerta dhe Koca diskutuan për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një bërthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manastirliu shkruan se gjatë takimit, dy homologët vendosën së bashku afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.

Manastirliu, është një ndër pjesëtarët e delegacionit të kryeministrit Rama në vizitën e tij dy-ditore në Turqi.

Ora 11:53
Kushi takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë në Turqisë: Së shpejti filiali i Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në kuadër të vizitës dy-ditore të delegacionit shqiptar në Turqi për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç.

Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi nënvizon përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe se palët kanë dakordësuar mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri.

Ndër të tjera, Kushi përmend faktin se kanë diskutuar gjerësisht gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/06/2021 03:19

    Z.Rama,ate shprehjen e B.Croces,perseritja vetes ne pasqyre sa here te takohesh me perendimoret,se sa per sulltan Erdoganin,eshte me realiste shprehja ://Fol e qesh e t'a ngjesh//.

    Përgjigju
  • bob: 03/06/2021 23:58

    te flasesh nga turqia per ndershmeri, kur e gjith bota i njeg turqit per mashtruesit me te medhenj ne bote llogarite sa mashtrues je vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën