Nga Ankaraja vijnë sinjale pozitive
për dialog me BE

Nga Ankaraja vijnë sinjale pozitive <br />për dialog me BE
Turqia dhe BE kanë hedhur hapat e parë drejt bashkëpunimit për anëtarësimin e Turqisë në bllokun europian. Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Stefan Fule, vizitoi të enjten Turqinë, në një përpjekje për t’i dhënë Ankarasë një stimul të ri për anëtarësimin në BE. Turqia ka nisur bisedimet e anëtarësimit në vitin 2005, por ato kanë ngecur në vend prej më shumë se dy vitesh, për shkak të refuzimit të Turqisë për të njohur Qipron. Tani Turqia shpreson për nisjen e negociatave me BE-në dhe e gjithë kjo po ndodh pas largimit të ish-presidentit të Francës, Sarkozi i cili nuk kishte qenë asnjëherë dakord për pranimin e Turqisë në BE. Ndërkohë që presidenti i ri i Francës, Hollande është treguar më pozitiv për nisjen e bashkëpunimit me Turqinë si dhe për nisjen e negociatave për anëtarësimin e saj në bllokun europian. Në takimin në fjalë, Fule dhe zyrtarët vendas promovuan së bashku “axhendën pozitive” të integrimit. Blloku i 27-vendeve është me shumicë dërrmuese konsumatori kryesor i eksporteve turke, prandaj marrëdhëniet dypalëshe kanë marrë një rëndësi të veçantë për secilën palë. ”Qëllimi ynë është që të mbajmë gjallë procesin e anëtarësimit dhe ta rikthejmë atë në rrugën e duhur, pas një periudhe stanjacioni që nuk i ka shërbyer asnjërit”, deklaroi Fule nga Ankaraja. Ndërsa ministri i jashtëm i Turqisë, Egemen Bagis është shprehur se: "Ky është një hap i ri për të përmirësuar raportet tona". Me secilin vend anëtar që ka të drejtë vetoje mbi kandidaturën e anëtarësimit të një shteti të ri, integrimi i Turqisë bëhet edhe më i vështirë duke marrë në konsideratë problemin me Qipron dhe shtetin e panjohur ndërkombëtarisht të Republikës Turke të Qipros së Veriut. Megjithatë, sipas ekspertëve, rifillimi i bisedimeve është bërë i domosdoshëm edhe për vetë BE-në, për vetë pozicionin e Turqisë, që ndodhet në kufi me shtete si Siria, Irani dhe Iraku, në një prej rajoneve më delikatë e njëkohësisht me më shumë interesa për shtetet e unionit.

(sc shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri