Nga arsimi profesional në punësim, ndryshimi drastik i së ardhmes për të rinjtë e Bulqizës

Rigjallërimi i industrisë minerare dhe orientimi drejt arsimit profesional po japin frytet e para në Shqipëri.

35 maturantë të gjimnazit të mesëm profesional të gjeologji-minierave në Bulqizë, janë brezi i parë i të gjitha kohërave që arrijnë të diplomohen në profilin e tyre në qytetin e famshëm për mineralin e kromit.

Pas katër vitesh studime, maturantët kanë arritur të çojnë deri në fund studimet si teknikë minierash.

Deri katër vjet më parë, në Bulqizë askush nuk ishte kujdesur për të ngritur një shkollë të tillë profesionale, që lidhet direkt me trajnimin dhe punësimin, fill pas përfundimit të mësimeve.

Por tashmë në ngritjen e shkollës së mesme profesionale të Bulqizës, një kontribut të madh ka dhënë kompania shqiptare AlbChrome, e cila është kujdesur që ta furnizojë këtë institucion arsimor si me bazë materiale, ashtu edhe me ngritjen e një laboratori për praktikën, apo duke mundësuar edhe pagesën e disa profesorëve.

Disa prej nxënësve të diplomuar do të vazhdojnë studimet e larta në Universitetin e Gjeologji Minierave në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër do të kryejë një praktikë disa mujore në minierën e Bulqizës dhe pas testimeve përkatëse, një pjesë e mirë e tyre do të punësohen menjëherë.

Një nga profilet në minierë ku pritet të angazhohen të rinjtë, është ajo e vagonistit armator, për të kaluar më pas në pozicionin e teknikut të minierës, që është edhe pozicion drejtues në nëntokë.

Punësime të reja dhe paga të larta

Gjithashtu në koncesionin e kromit në Bulqizë janë trajnuar së fundmi nga AlbChrome edhe 11 elektriçistë të mesëm të moshave të ndryshme, të cilët përveçse u certifikuan gjithashtu me diploma nga Formimi Profesional i Bulqizës, janë pajisur edhe me licencat e posaçme për të ushtruar profesionin e elektriçistit në minierë nga kompania e specializuar në këtë fushë, TCPE, dhe që prej qershorit kanë nisur punën dhe janë përfshirë në borderotë e kompanisë.

Ajo që i jep edhe më tepër vlerë punësimeve të tilla, është fakti se AlbChrome ka paga mesatare prej 80.000 lekësh në muaj, çka e bën këtë një punësim të qëndrueshëm dhe një perspektive serioze profesionale për të ardhmen, ku parashikohen ngritje në detyrë dhe kualifikime të ndryshme, në varësi të përvojës.

Gjatë ceremonisë së diplomimit dhe nënshkrimit të praktikave të nxënësve me AlbChrome dhe dhënies së certifikatave për elektricistët e trajnuar, ishin të pranishëm përfaqësuesja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave Luljeta Dauti, kryetari i Bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi, Prefekti i Qarkut Dibër Nexhmedin Shehu, drejtoresha e gjimnazit të Bulqizës Fllanxa Beça , Drejtoresha e Arsimit Profesional Dibër Alma Selami, Drejtori i Zyrës Arsimore Bulqizë Kujtim Kërkuti, përfaqësues nga AlbChrome, etj.

Bursa studimesh në Universitet për maturantët më të mirë

AlbChrome, në vijim të traditës për t’i kushtuar rëndësi veç punësimit rinor edhe çështjeve sociale, është zotuar se studenti i parë që do të arrijë të regjistrohet në Universitetin e Gjeologji Minierave në Tiranë, do të mbulohet me bursë studimi nga vetë kompania.

Kjo nismë do të vijojë edhe me maturantë të tjerë që do të diplomohen në vitet në vazhdim dhe që do të ndjekin studimet universitare në fushën e specializimit të tyre.

Përveç diplomimit të maturantëve të këtij viti, çdo vit në shkollën profesionale në Bulqizë janë regjistruar nga 25 deri në 30 nxënës të rinj të cilët kanë vendosur që të kenë një të ardhme punësimi të sigurt në minierën e rigjallëruar falë investimeve të shumta nga Albchrome në kushtet e sigurisë dhe në pajisjet teknike. Vetëm në vitet 2015-2018, në Bulqizë investimet e bëra nga Albchrome kanë kapur vlerën e 37.7 milionë dollarëve, gjë e cila nuk kishte ndodhur kurrë që nga viti 1991 e deri në 2012, kur ky koncesion iu besua kompanisë shqiptare, pasi për vite me radhë kompanitë e huaja kishin përdorur taktikën “kafsho dhe mbathja” duke e degraduar minierën dhe perspektivën ekonomiko-sociale të zonës.

Shkolla profesionale në Bulqizë në vitin 2014 nuk ekzistonte, por duke marrë në konsideratë nevojat e minierës për teknikë të mesëm dhe strategjinë e qeverisë për të investuar në shkollat profesionale, u vendos që të mbështetej hapja e degës së Gjeologji Minierave në Bulqizë nga kompania shqiptare e kromit.

Mbështetje dhe punësim edhe në gjimnazin profesional në Elbasan

Gjithashtu duke filluar nga ky vit, Albchrome në bashkëpunim me shkollën profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan, do të rihapë pas shumë vitesh degën metalurgji-fonderi, dhe do t’i sigurojë nxënësve të kësaj shkolle praktikë të sigurtë në ambientet e uzinës së ferro-kromit në Elbasan, sigurime jete dhe shëndeti, si dhe mundësi punësimi në mbarimin e shkollës.

Uzina e ferro-kromit të Elbasanit, që administrohet gjithashtu nga Albchrome ka një lidhje direkte me koncesionin e kromit në Bulqizë, pasi prej këtej minerali shkon në uzinën e Elbasanit ku edhe shkrihet për ta kthyer në gjendje të lëngshme.

Aktualisht Albchrome ka të punësuar 1176 persona.

Vetëm nga janari deri në maj janë punësuar 122 punonjës të rinj, ndërkohë që deri në fund të vitit 2018 pritet të punësohen edhe 40 të tjerë.

Ky është një progres i jashtëzakonshëm po të kihet parasysh se në vitin 2012 kur koncesioni iu dha AlbChrome, në minierën e Bulqizës kishte vetëm 600 punonjës të cilët kishin disa muaj në grevë dhe paga të prapambetura të pa paguara.

AlbChrome është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK