Vrasja e sotme e avokatit Ravik Gurra ka tronditur jo vetëm qytetarët e Elbasanit, por të gjithë vendin, pasi është ekzekutimi i katërt brenda një javë.
Në datë 21 mars në mbrëmje u vra te Liqeni Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi, tre ditë më pas, të martën u ekzekutua Jurgen Kurti në kryeqytet te stadiumi 'Selman Stërmasi'.
Të mërkurën e po kësaj jave u qëllua për vdekje në Shkodër Ferdinand Polia, i njohur si Nardi i Bujtinave, ndërsa sonte në mbrëmje u regjistrua vrasja e avokatit të njohur Ravik Gurra në qendër të qytetit të Elbasanit.
Nga të katërta vrasjet, vetëm njëra është zbardhur nga policia, ekzekutimi i Haxhi Baçinozi, pasi para dy netësh autori i dorëzua.
Avash avash shqiperia Po pastrohet,hajde radha tani mos ja ndani, do zoti i mbushet mendja dhe presidentit ti fusi nji vetes siç e deklaroi do ishte akoma ma bukur
PërgjigjuPse kjo habi?Ketu jane vra edhe 5 veta n'dite.
Përgjigju