Vritet në Tiranë 62-vjeçari ish i dënuar politik, shëtiste me djalin tek Liqeni (VIDEO)

Një vrasje ndodhi në Tiranë, një një 62-vjeçar u qëllua me armë zjarri nga një person i cili është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Haxhi Baçinozi ishte duke shëtitur pranë Liqenit Artificial në kryeqytet, së bashku me djalin e tij, kur u qëllua me armë nga një person i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor, drejt zonës së Saukut.

Viktima Haxhi Baçinozi

62-vjeçari mësohet se ishte nën shoqërinë e djalit të tij. Ka mbetur i plagosur fillimisht nga plumbat e armës, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por nga bluzat e bardha u njoftua se burri ndërroi jetë në sallën e operacionit pasi nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra nga 5 të shtëna me armë.

I ndjeri është me origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet.

Sipas informacione të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për "veprën e terrorit në bashkë-punim" (dënim i kombinuar).

Pamje nga vendi i ngjarjes

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 16/03/2019 19:39

    Ah Enver Enver ku je...ti e bëje zap mu tërinë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre