TIRANE-Ekzekutohet tek dera e shtëpisë 26-vjeçari Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave. Ai u qëllua për vdekje disa herë me pistoletë nga dy persona, të maskuar të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motor duke përfituar edhe nga errësira. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:20 minuta në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit 'Selman Stërmasi'. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t'u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend. Autorët duket se e kishin ndjekur duke kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në fund i bënë pritë poshtë banesës duke e vrarë.
Ai jetonte së bashku me motrën dhe nënën në të njëjtën banesë që vrau të atin pak vite më parë. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes të momentit kur trupi transportohet nga ambulanca dhe grupi hetimor mbledh provat për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes. Ngjarja ka shkaktuar tronditjen e familjarëve, ndërsa policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Por kush është Jurgen Kurti? Ai është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi disa vite më parë, në 2016 u përfshi në vrasjen e babait të tij, por edhe i akuzuar për dhunimin e një tregtari në Durrës që vdiq pas goditjeve. Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Në rastin e parë autorësinë e vrasjes së babait të tij, Artur Kurti e mori daja Leonard Ristani (lexo ketu ngjarjen e plote), ndërsa në rastin e dytë në vrasjen e Agim Arapit në Durrës u dënua vëllai i vjehrrit, pavarësisht se u arrestuan të tre.
Pas ngjarjes së 11 prillit 2017 (lexo ketu), Jurgen Kurti u shoqërua nga policia dhe më pas u la i lirë. Dy të akuzuarit e tjerë, Kostandini Ekonomi u shpall i pafajshëm, vëllai i tij Kujtimi u dënua me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesia (lexo ketu). Një vit më parë, në 2018 dolën pamjet e vrasjes, ndërsa gruaja e Arapit kërkonte me forcë burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin thoshte se “është përgjegjës për dy vrasje, burrit tim dhe babait të tij”. Në këto pamje dukej se në vendngjarje ishin tre persona; Jurgen Kurti dhe Kujtim dhe Konstandin Ekonomi (lexo këtu lajmin) Gjithashtu Jurgen Kurti njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, pasi ka sjellë në Shqipëri disa këngëtarë të njohur në koncerte.
Viktima Jurgen Kurti
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Jurgen Kurti, ndërsa ka ngritur pika të shumta postblloku në Tiranë për të arrestuar autorët që nga të dhënat e para mësohet se janë larguar me shpejtësi me një motor pas vrasjes.
Pikat e postbllokut te policise ne Tirane
Përpos familjarëve në vendin e ngjarjes nuk kanë munguar personazhet e njohur njëherësh miq të tij që kanë qenë pranë të afërmve, një ndër ta është edhe ish-banori i "Big Brother" Erjon Zeqiraj.
Me rreth te kuq Erjon Zeqiraj
Vrasja mbrëmjen e sotme ka tronditur kryeqytetin, teksa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu.
Policia në vendngjarje
Para se të arrestohej për vrasjen e babait, Kurti njihej në Tiranë si menaxher i VIP-ve. Ai solli në Tieanë reperin Rick Ross. I riu kishte në pronësinë e tij mbi 10 biznese, ndërkohë që spikat jeta luksoze me makina të shtrenjta dhe gjithnjë i rrethuar nga femra të bukura.
Report Tv mëson dy personat që kanë ekzekutuar Jurgen Kurtin ishin të maskuar. Ata qëlluan dy herë me pistoletë Kurtin, ndërsa u larguan me shpejtësi me motor. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa ka marrë në pyetje edhe dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.
Ekspertët në vendngjarje
Report Tv mëson se nëna e Jurgen Kurtit kishte vetëm disa minuta që ishte ngjitur në banesë kur i vranë djalin poshtë pallatit.
Foto nga vendgjarja
Vrasja e 26-vjeçarit Jurgen Kurti ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij. E dashura e Kurtit pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke shpërthyer në lot dhe vaj, ndërsa i ka kërkuar policisë që ta lejojnë të kalojë shiritin. "Më lini të kaloj...Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt" ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar.
Tronditet kryeqyteti????? Po pse? Gjith naten pa gjume.....nje me pak.
PërgjigjuNje derr me pak! Tirana eshte sot pak me e paster se dje.
PërgjigjuThjeshtë e shkurt: një m..më pak!
Përgjigjupo u be me pare vret edhe baban .. keshtu funksionon
PërgjigjuKy djale do ishte gjalle sot nese do ishte ne burg dhe do vuante denimin per vrasjen e te atit e me ate rast nuk do kishte vrare tjetrin ne Durres. Prokuroret dhe gjykatesit i moren parate kur e liruan, i moren edhe jeten dje. Ngushellime nenes dhe motres per humbjen e te shtrenjtit te tyre!
PërgjigjuKarma nuk fal, ky pasaniku madh aq shumë VERBUAR syt, sa vrau babain dhe tregtarin.. Fjala e popullit mos u kruaj shumë se do të ngeli ndonjë hu në by.. u vërtetua dhe një herë tjetër.
PërgjigjuJam krejtesisht dakort me ty.. Qaka nena,qaka motra,qaka e fejumja. Po kur ky vrau dy vet qanin kto grat? Jo .. Asaj kohe qanin grat,motrat dhe te dashurit e viktimave
Kjo ishte rruga qe zgjodhi...
PërgjigjuPo vrasesit pse i kerkojne ?
PërgjigjuPër tju dhënë medalje..
Si nje çike e pakuptueshme... Kishte mbi 10 biznese?!!.... Dhe jetonte ne nje pallat te zakonshem?!!....
PërgjigjuPse duhet me i bo gjithe ket kronologji i cope legeni. Shume zgjati se duhet ta kishin fut n'dhe kohe perpara. Pastaj ky e gjetet menaxher t'vipave ket?? Apo pse paska sjelle i rapper qe se njef njeri??!! I lumt dora kush ta ja shkrep
Përgjigjujetoim ne nje vend pler ku njerzit jan plera vendi i pa sigurt po vrasim njeri tjetrin cdo dit po vritemi per lek kte faj e kan kta plera politikan qe lejuan cdo lloj fajdesh ne shqiperi e ben kte popull te vritet me njeri tjetrin.zoti i indimoft shqiptaret.
PërgjigjuKjo ashte demokracija.
Përgjigjuvetingu po kalon pose kush kane qene keta gjykates e prokuror qe kane nje vrases serial ordiner te lire akoma se kemi marre vesh .Shpresoj media te punoje sic duhet, kur drejtesia nuk funksionon. Ps:Biznesmen i pavarur dhe sukseshem dqe rastesisht ekzekutoi babin per ti trasheguar pasurin ne kohe Hahahaha
po i re njerezve ne qaf , ste fal njeri sot te vret dhe nje 15 vjecar
PërgjigjuMe vjen keq se eshte djale i ri, ngushellime te afermeve. E vrau prokuroria qe e liroi 2 here per krime shume te renda. E vrane parate me thase qe ekspozonte. Shume ngjarje te renda ne tirane. Policet vijne verdalle per te vendosur gjoba makinave.
PërgjigjuPO PER ATA QE KA VRAR AI NUK KISH SHPIRTI
PërgjigjuMire ta ben legen
PërgjigjuO vllai ky duket ne ftyre psikopat
PërgjigjuGezuar 24 Majin !
PërgjigjuMire bene qe e vrane se i ishte mbushur mendja qe ishte i paprekshem. Po tani? Ik digju ne ferr me mekatet qe ke bere copa e kriminelit.
PërgjigjuNuk ishin dy te shtena po degjuam 32 plumba e mos me .. jemi ketu afer dhe krismat ishin shum te zgjatura.
PërgjigjuPerendia vonon por nuk harron