Nga Baloteli te Ibra e Roben
emrat e mëdhenj pa kontratë

Nga Baloteli te Ibra e Roben<br />emrat e mëdhenj pa kontratë
Në fund të këtij sezoni shumë lojtarëve të njohur do tu përfundojnë kontratat e tyre me klubet aktuale dhe janari është muaji ideal për shumë skuadra të interesuara për të hyrë në bisedime me këta futbollistë që mbi të gjitha do të ishin një opsion i mirë në merkato sepse do të afroheshin me parametër zero.

Po ju njohim tani me 10 emrat më sugjestionues që janë në skadencë kontrate dhe të cilët në fund të Janarit mund të jenë të lirë për të firmosur me klube të tjera. I pari në listë është Yaya Toure.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë i Manchester City-it edhe pse është integruar sërish në skuadër nga Pep Guardiola, me shumë gjasa do të largohet nga Citiziens në fund të këtij sezoni edhe për faktin se drejtuesit e klubit nga Etihad Stadium nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

Mario Balotelli është një tjetër emër i rëndësishëm në këtë listë. Sulmuesi italian po kalon një moment shumë të mirë te Nice në Francë por kontrata e tij me skuadrën nga Alianz Riviera skadon në përfundim të sezonit.

Te Reali i Madridit rinovuan me të gjithë lojtarët e rëndësishëm por jashtë kësaj liste ka mbetur ende qëndërmbrojtësi portugez Pepe për të cilin ka oferta nga Kina dhe Premier League. Fernando Torres është një sulmues me eksperiencë që ofron tregu i lojtarëve të lirë dhe mund të jetë një opsion i mirë në verën e ardhshme për të gjitha ato skuadra që kanë nevojë për një bomber, pasi El Nino do të largohet nga Atletico.

Axel Witsel dhe Santi Cazorla janë dy emra të tjerë me peshë. Për mesfushorin belg Juventusi po bën cmos ta transferojë që në merkaton e Janarit, por për të interesohen edhe Evertoni e Barcelona. Është shumë pranë fundit cikli i Santi Cazorlas te Arsenali me 32-vjecarin spanjoll që me shumë gjasa do të largohet në fund të këtij sezoni.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene