Nga Berisha tek Salianji/ Rama publikon videomontazhin, 5 rivalët e tij me fustane duke kënduar

Nga Berisha tek Salianji/ Rama publikon videomontazhin, 5 rivalët e tij me fustane duke kënduar

Pesë politikanët e PD-së në videomontazhin e Ramës

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një videomontazh të rivalëve të tij politikë në Instagramin e tij. Bëhet fjalë për: Sali Berishën, Arben Ristanin, Ervin Salianjin, Edi Palokën dhe Lulzim Bashën.

Fytyrat e pesë prej politikanë më të njohur në vend janë montuar mbi fytyrat e protagonistëve të këngës: All about that bass të këngëtares Meghan Trainor.

Nuk është shumë e qartë se përse figurat e tyre janë pjesë e një këngë që frymëzon dhe përkrah vajzat mbipeshë por as Rama nuk e ka komentuar dhe shpjeguar zgjedhjen e tij. Përkundrazi ai e ka shoqëruar videon vetëm me emoji që tregojnë disa fytyra që qeshin me lot.

Kjo nuk është hera e parë që Rama publikon video të tilla. Më parë ai ka publikuar edhe video të Berishës dhe Bashës për Halloween dhe një tjetër, ku kryedemokrati dhe paraardhësi i tij shfaqeshin duke ngrënë kokoshka në krahët e njëri-tjetrit

Videoja e postuar në rrjetin social "Instagram" nga Kryeministri Edi Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 03/11/2018 18:54

    Dy ne bukurishet e Shqupit Salija dhe Eduarta

    Përgjigju
  • Faiku zhapiku: 03/11/2018 15:50

    Paloqja qënka me bururoshja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë

Nis sot zbatimi i Amnistisë Penale, 3800 përfitues! Lirohen 700 të burgosur, ulje dënimi për 400 të tjerë