Nga beteja me kancerin te historitë e trishta të luftës, përlotet Milaim Zeka në ‘N’kohë’: Filmova qindra djem e vajza të vrarë

I njohur për deklaratat provokative në kontekstin politik, gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka jo rrallë herë tërheq vëmendje sa herë bëhet pjesë e ekraneve televizive. Por ndryshe është shfaqur këtë herë, teksa gazetari Ermal Qori i ka zhvilluar një intervistë për emisionin N’kohë në shtëpinë  tij në Prishtinë. Zeka, ka rrëfyer për herë të parë se një sëmundje e keqe e mundon prej kohësh.

“Jeta ime është krejt ndryshe prej humorit tim, unë bëj humor për shkak se dua të tejkaloj sëmundjen time të kancerit”-Shtoi ai.

Por çfarë elementësh të veçantë  mban si kujtim Milaim Zeka në shtëpinë e tij?

“Një ditë në Tiranë e pash një djalë të ri me aparat në duar që ishte me origjinë nga Drenica, dhe i thash ma jep mua aparatin sepse ju të Drenicës jeni për Kallash jo për aparat,  më tha ok, ta jap me një kusht. vetë nëse ma jep besën e zotit se do ma kthesh pas lufte, ja kishte dërguar vëllai nga Australia për luftë…ai u vra në luftë dhe pas lufte erdhi vëllai i tij nga Australia ma mori aparatin. Unë u lëndova por s’mund t’i thosha gjë, ai ma rikthehu 2 vite më pas. Tani kam 23 vite që  e mbaj ketë aparat. Unë më këtë aparat dhe një kamera që e kam pas dhuratë nga BBC. kam xhiruar me qindra djem të vrarë në luftë… (qan) më risjell gjithçka që kam përjetuar në luftë, madje edhe plagosjen time”-Tha ai mes lotësh.

Pas rrëfimit, Zeka pohoi se pak e njohin punën e tij për shkak se i është dhënë më tepër vëmendje deklaratave politike. Nga takimi me Mandelën te miqësia e Bekim Fehmiut, rrëfen zeka.

“Unë e kam takuar Mandelën, kam punuar me personalitetet më të lartë të botës në komitetin Suedez të Helsinkut. Me Bekim Fehmiun kam ndenj me javë të tëra, madje Bekimi gjatë këtyre 20 viteve të fundit të jetës së tij nuk ka pranuar asnjëherë të dal në fotografi, refuzonte. E ruaj një foto me vajzën, më tha do ta lejoj një fotografi ta ketë goca kujtim dhe ajo ishte fotografia e tije fundit.  Nuk kam takuar kurrë në jetë një njeri me aq zjarr Brenda, dhe që  e njeh historinë  e vendit të tij aq mirë .Më ka mësuar shumë gjëra të jashtëzakonshme-shtoi Milaim zeka

Së fundmi, Milaim Zeka nuk e shmangu komentin e tij politik për situatën aktuale në vend mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa e sheh me urrejtje të madhe raportin e Kurtit me Edi Ramën.

“Dorën në zemër, më keq nuk kemi qenë që nga  koha e Ahmet Zogut ku po udhëheqin dy njerëz të stërmbushur me urrejtje ndaj Tiranës. Vjosa përfaqëson grupin pro jugosllav, vjehrri i presidentes tonë ka qenë nënkryetar i partisë së Millosheviçit në Gjilan dhe në vitet 90 ka dal në zgjedhje. Kemi dilema për Albin Kurtin, pasi është i vetmi i burgosur që është falur nga ish-presidenti Serb Kostunica. Cila është arsyeja që Albini ishte mbështjell me batanije, diku në vitin 2003-2004 dhe policia e Kosovës kishte ndaluar një makine ku ishte në bagazh Kurti me disa pjesëtar të shërbimit sekret Serb? Tani që i shoh veprimet e tyre, jam i bindur që këtu ka dorë Serbia”- Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e urrejnë shumë më shumë Edi Ramën se sa Vuçiçin”, përfundon Zeka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:08
‘Bëj humor për të harruar  kancerin’, Milaim Zeka ‘hap zemrën’ në N’Kohë

 

Humori është një mënyrë për të harruar sëmundjen e rëndë dhe për ta fituar këtë betejë të përditshme. Gazetari nga Kosova Milaim Zeka rrëfehet me ‘dorë në zemër’ në Report Tv.

“Jeta ime është krejt ndryshe prej humorit tim, unë bëj humor për shkak se dua të tejkaloj sëmundjen time të kancerit”-tha në ‘N’kohë’ Milaim Zeka.  

 

Ora 21:58
‘Filmova qindra të vrarë’, gazetari Zeka: Aparatin ma dhuroi dikush që më pas ra në luftë

 

Milaim Zeka, një prej gazetarëve më të njohur shqiptarë, tregon për Report Tv se si e ka përjetuar ai luftën e Kosovës.

“Një ditë në Tiranë e pash një djalë të ri me aparat në dorë që u ishte  nga Drenica, dhe i thashë ma jep mua, më th ata jap me një kusht nëse ma jep besën e Zotit nëse ma kthen këtë pas lufte, ja kishte dërguar vëllai nga Australia për luftë…ai u vra në luftë dhe pas lufte erdhi vëllai i tij nga Australia ma mori aparatin u lëndova por s’mund t’i thosha gjë, ai u bë burrë edhe ma rikthehu, kam 23 vite që e mbaj ketë aparat. Unë më këtë aparat dhe një kamera që e kam pas dhuratë nga BBC kam xhiruar qindra djem të vratë në luftë (qanë) më risjell gjithçka që kam përjetuar në luftë edhe plagosjen time”, tha Zeka.

Ora 21:50
Raporti Kurti-Rama? Habit Milaim Zeka: Albini urren më tepër Ramën se Vuçiçin, çfarë e lidh me forcat serbe…

 

Albin Kurti e urren më shumë Ramën sesa Vuçiçin. Kështu deklaron në ‘N’kohë’ në Report Tv gazetari Milaim Zeka.

“Dorën në zemër, më keq nuk kemi qenë që në kohën e Ahmet Zogut ku po udhëheqin dy njerëz të stërmbushur ndaj Tiranës” Vjosa përfaqëson grupin pro jugosllav, vjehrri i presidentes tonë ka qenë nënkryetar i partisë së Millosheviçit në Gjilan dhe në vitet 90 ka dal në zgjedhje. Kemi dilema për Albin Kurtin, pasi është i vetmi i burgosur që është falur nga ish-presidenti Serb Kustunica. Cila është arsyeja që Albini ishte mbështjell me batanije, diku në vitin 2003-2004 dhe policia e Kosovës kishte ndaluar një makine ku ishte në bagazh Kurti me disa pjesëtar të shërbimit sekret Serb? Tani që i shoh veprimet e tyre, jam i bindur që këtu ka dorë Serbia”- Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e urrejnë shumë më shumë Edi Ramën se sa Vuçiçin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kohet: 16/10/2022 02:14

    A do paguaje ndonje ditë Serbia për gjith keto krime apo mos valle një ditë do të paguaje tek i madhi zot?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI