TIRANE-Ditën e enjte në datë 15 nëntor do të mblidhet Këshilli Bashkiak i kryeqytetit. Në rendin e ditës janë 22 projektvendime me tematika të ndryshme që pritet që të miratohen.

Report Tv ka zbardhur rendin e ditës që është planifikuar. Në mbledhje pritet të diskutohen dhe miratohen; Trajtimi me bonues strehimi i disa familjeve në nevojë, disa ndryshime në rregulloren e funksionimit të këshillit, dhënie godinash me qira në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu në rendin e ditës janë miratimi i raportit të pasqyrave financiare, miratimin e kompensimit ushqimor të fëmijëve të familjeve në nevojë, në shkollat ku implementohet projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, vendosjen e memorialit të holokaustit te liqeni, por edhe disa vendime të tjera.

(Klikoni ketu per te lexuar te plote rendin e dites se mbledhjes se keshillit bashkiak te Tiranes ne date 15 nentor)