Nga debati për Bregoviç, Rama kalon te Ballkani i Hapur: Një rrugë më shumë për interesat tona, ta shtyjmë fort përpara

Nga debati për Bregoviç, Rama kalon te Ballkani i Hapur: Një rrugë më shumë për interesat tona, ta shtyjmë fort përpara

Kryeministri Edi Rama

Teksa u është përgjigjur komentuesve që kanë kritikuar ardhjen e këngëtarit Goran Bregoviç në një koncert në Korçë, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te Ballkani i Hapur. Sipas kryeministrit Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona dhe se duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e të gjithëve.

"Askush nuk të kërkon të harrosh asgjë, por e para mos ua bëj të tjerëve të këqiat që të kanë bërë ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre një muzikant vetëm pse flet gjuhën e tjetrit, sic bëjnë ata me ata që flasin gjuhën tonë dhe e dyta, Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona, prandaj s'kemi cfarë presim po duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e krejt fëmijëve tanë", shkruan Rama.

Komentuesit kanë hedhur akuza se kryeministri krahasoi Dua Lipën me Bregoviç, por Rama sqaroi paraditen e sotme se kjo nuk ka ndodhur dhe komentet sipas tij të kinse patriotëve nuk mund të vazhdojnë me histerinë e tyre fashiste në asnjë lloj gjuhe, as në serbisht dhe as në shqip, dhe se populli shqiptar nuk duhet të jetë kurrë shëmbëlltyrë e urrejtjes. Për kryeministrin Edi Rama janë njëlloj si serbët që shajnë Dua Lipën ashtu edhe shqiptarët që bënë pa fakte kriminel serb Bregoviçin. Një ditë më parë Rama i cilësoi debatet dhe akuzat ndaj Goran Bregoviçi i cili këndoi në Korçë, të nxitura nga politika qorre dhe 'zjarrnxitës mendjefikur' të Prishtinës e Tiranës. Shumë personazhe publikë bënë thirrje për  braktisjen e koncertit të Bregoviç pasi e cilësuan atë si "anti-shqiptar" dhe frymëzues për masakrat serbe në Kosovë, gjatë 1999,  përmes këngës së tij “Kallashnikov”. 

Replika e kryeministrit me qytetarin:

Komentuesi: Kryeministër nuk e di pse e bëre këtë për çfarë arsye me siguri ke ndonjë arsye të fortë qe ftove at shkaun ne Korçë por njo dije qe ne ne Kosov i kemi ende plaget e hapura Dhe diçka për Ballkanin e Hapur si mundemi ne kosovaret t'i harrojmë aq kollaj krimet e bera ne Kosovë nga kriminelet shkje ndoshta nuk u kon koha e duhur për këtë ndoshta u dasht me prit edhe disa vite ose disa dekada.

Rama: Askush nuk të kërkon të harrosh asgjë, por e para mos ua bëj të tjerëve të këqiat që të kanë bërë ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre një muzikant vetëm pse flet gjuhën e tjetrit, sic bëjnë ata me ata që flasin gjuhën tonë dhe e dyta, Ballkani i Hapur është një rrugë më shumë për interesat tona, prandaj s'kemi cfarë presim po duhet të shtyjmë fort përpara për të mirën e krejt fëmijëve tanë!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 24/08/2021 20:08

    Unë vetëm mundet ta them, shko në dreq të mallkuar së bashku me vucicin fashist ti je i shitur tek serbi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter