Nga ''çlirimi'' i bregdetit tek ligji special kundër korrupsionit, nismat e ‘nxehta’ që do miratohen nga Parlamenti i ri, lista me 31 projektligjet

Parlamenti i ri, produkt i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, parashikuar për t’u mbledhur në 10 shtator, pritet të shqyrtojë dhe miratojë disa nisma ligjore të rëndësishme, në kuadër të objektivave të qeverisë ‘Rama III’. Një nga sfidat Kuvendit të ri është shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit për pastrimit, mbrojtjen dhe menaxhimin e vijës bregdetare. Drafti parashikon pastrimin e bregut të detit nga plehrat, çlirimin nga ndërtimet e paligjshme, ndalimin e çdo leje ndërtimi përveç investimeve strategjike, si dhe kalimin gradual të vijës bregdetare në pronësi të shtetit, përmes mekanizmit të të drejtës së parablerjes nga shteti të çdo prone private.

Nisma ligjore, aktualisht në proces konsultimi nga Ministria e Turizmit, pritet shkojë në qeveri dhe më pas në Parlament.

Qeveria do të hartojë dhe dërgojë për miratim në Kuvend edhe një ligj special kundër korrupsionit. Ashtu si OFL-ja, ligji i posaçëm do të mundësojë evidentimin dhe referimin në SPAK të zyrtarëve abuzues. Kuvendi i ri pritet të miratojë edhe Kodin e ri Penal, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Në Kodin e ri shtohen rreth 30 vepra të reja penale dhe hiqen 6 vepra në fuqi. Në draft ishte parashikuar ndëshkim penale për ata që bëjnë meme, por ky parashikim u hodh poshtë nga kryeministri Ed Rama. Përmes një strategjie, qeveria ka parashikuar edhe ndryshimin e Kodit të Familjes si dhe ligjit të birësimit, për të adresuar çështjet e personave LGBTI+.

Në Kuvend presin edhe tre nisma ligjore për trajtimin financiar të punonjësve të SHISH, punonjësve të Policisë së Shtetit, minatorëve dhe naftëtarëve. Pritet të merren në shqyrtim edhe një ligj i veçantë për krijimin e një regjistri të posaçëm me emrat e personave që kanë kryer krime seksuale. Një ligj i ri për referendumet pret gjithashtu të miratohet nga Kuvendi.

Pas konstituimit të Kuvendit të ri, pritet të depozitohen për shqyrtim dhe miratim projektligji organik për Presidencën. Nisma përcakton kornizat e veprimtarisë së Presidentit, duke i vendos afate dhe rregulla për mandatimin e partisë për formimin e qeverisë, dekretimin e zgjedhjeve, emërimin e ministrave, betimin e gjyqtarëve, nënshtetësinë, dekoratat etj. Pritet të shqyrtohen edhe nisma për ndryshimin e ligjit për pensionet shtetërore, ligjit për procedurat tatimore dhe ligjit për kundravajtjet administrative

Qeveria ka paralajmëruar se do të depozitojë në Kuvend edhe një variant të ri të ligjit për rregullimin e medias online, i quajtur ndryshe si anti-shpifja. Paketa anti-shpifje u miratua nga Kuvendi në dhjetor të vitit 2019. Në janar të vitit 2020, u rrëzua me dekret nga Presidenti. Në korrik të vitit 2020, Komisioni i Venecias dha një opinionin kritik për përmbajtjen e paketës. Pas opinionit të Venecias, shumica tha se do të ndryshonte nismën dhe se do të sillte në Kuvend një variant të ri.

Në Kuvend qëndron që në muaj korrik të vitit 2020 edhe ligji i shumëdebatuar për amnistinë fiskale. Nisma është kritikuar për rrezikun e legalizimit të parave të posta dhe pasurive të paligjshme. Pas kritikave, nisma është tërhequr nga shumica, ndërsa kryeministri Rama ka pohuar se po merret ekspertizë ndërkombëtare për ta ndryshuar projektligjin.

Në Kuvend është depozituar edhe një propozim për faljen e të gjitha gjobave të vendosura. Por, si falja e gjobave, ashtu edhe amnistia fiskale, nuk dihet nëse do të miratohet nga Kuvendi.

Nismat që pitet të shqyrtohen nga Kuvendi i ri

1.            Projektligj për menaxhimin e vijës bregdetare

2.            Ligj special kundër korrupsionit

3.            Kodi i ri Penal

4.            Ndryshimi i Kodit të Familjes

5.            Ndryshime në ligjit për birësimin

6.            Projektligj për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale

7.            Projektligj për trajtimin financiar të punonjësve të SHISH

8.            Ndryshimin i ligjit për trajtimin financiar të minatorëve dhe naftëtarëve

9.            Projektligj për trajtimin financiar të punonjësve të policisë

10.          Ndryshimin i ligjit për statusin e deputetit

11.          Ndryshime në ligjin për prefektin e qarkut

12.          Projektligj për statusin e fëmijëve në përkujdesje 

13.          Ndryshimi i ligjit për sektorin e gazit natyror

14.          Ndryshime në ligjit për sektorin minerar

15.          Ndryshimi i ligjit për mbrojtjen e bimëve

16.          Projektligji për vreshtarinë dhe verën

17.          Projektligj për agjencinë e mbikëqyrjes policore

18.          Projektligj për duhanit dhe të produkteve të tij

19.          Projektligj për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme

20.          Projektligj për përdorimin e informacionit të sektorit publik

21.          Projektligj për SHKB-në në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale

22.          Ndryshimi i ligjit për mbetjet 

23.          Projektligj për formën e privatizimit të klubeve sportive

24.          Projektligj për prodhimin dhe tregtimin e biokarburanteve

25.          Ndryshimi i ligjit për kinematografinë

26.          Ndryshimi i ligjit për të huajit

27.          Ndryshimi i ligjit për dekriminalizimin 

28.          Ndryshimi i ligjit për pensionet shtetërore

29.          Ndryshimi i ligjit për procedurat tatimore

30.          Ndryshimi i ligjit për kundravajtjet administrative

31.          Projektligji për referendumet

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 07/09/2021 03:23

    Faleminderit o zot qe solle Edi Ramen te na ndricoje jetet tona.

    Përgjigju
  • valentina: 06/09/2021 16:35

    gjobat gjate pandemise jane antikushtetuese, do kete gjyqe pafund shume shpejt (si ne spanje e gjetke) dhe cdo lek do ti kthehet kokerr me kokerr te gjobiturve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë