Midis poetit, poetit arberesh të shekullit të nëntëmbedhjetë dhe poetit kosovar të shekullit të njëzet janë rreth dy shekuj distancë kohore; dy shekuj histori letërsie me gjithë përparimin dhe evoluimin që ka pësuar edhe në gjuhën shqipe
mbretëresha e arteve në pikamje të larmisë tematike, formës, muzikalitetit, mjeteve shprehëse. Por ka dy gjëra ku koha duket se ka ngelur në vend për këta dy poetë kombëtarë dhe për të tjerë si ata. E para është dashuria gjer në dhimbje për atdheun, e shprehur në formën më të lartë dhe më sublime të përkushtimit intelektual e shpirtëror.
E dyta, për fat të keq, më duhet se është varfëria. Kjo është ngjashëmria më prekëse, më tronditëse. Prej shumë kohësh, qëkurse muza filloi të këndonte edhe në gjuhën tonë, poetët më të mirë shqiptarë, me disa përjashtime, vdesin në dëshpëprimin e varfërisë dhe braktisjes apo edhe në mjerim. Jo në atë mjerimin figurativ të shterrimit të fuqive, por në mjerimin e vërtetë dhe ulëritës të xhepit bosh. Ky nuk është fati i shkruar i poetit, siç predikohet nganjëherë. Është fati i imponuar.
Jetëshkrimi dhe jetëkallzimi i De Radës përfundon gjithnjë me paragrafin e hidhur se ai vdiq në mjerim, në një shtëpi të ftohtë pa zjarr dhe pa bukë. Kështu e kemi mësuar qysh në shkollë. Nuk njohim një fund tjetër për atdhetarin e madh dhe poetin e parë kombëtar që e çoi poezinë shqipe në koncertin e poezisë bashkohore europiane. Madje disa shënime që ngjajnë si gojedhëna na kanë lenë në kujtesë detajin se atij iu gjend në xhep një sardele e tharë.
Ma merr mendja se fundi i Ali Podrimës, dramatik dhe simbolik me aq sa dimë deri tani, por që mund të na ketë rezervuar të befta prekëse në enigmën e saj, nuk mund të vishet me cohen e mjerushme të hollësive që vinë nga largësia shekullore e vdekjes së de Radës. Podrimja ka jetuar më mundësi të tjera gjithsesi. Por nuk mund të harroj një episod nga panairi i librit i vjeshtës së kaluar në Tiranë. E pashë Aliun në trotuarin para Pallatit të Kongreseve ku ishte hapur panairi. Po vinte rrotull paksa i hutuar. Sapo më vuri re, më tha: “Preç, më trego, bre, si shkohet prej këtu në Kosovë”? Për një çast e mora si një trill poeti atë që po më thoshte, por pastaj mw sqaroi se donte të kthehej në Prishtinë, donte të dinte a kishte autubuzë, ku niseshin, kur niseshin. Nuk kishte dijeni për këto gjëra pasi në ardhje e kishte sjellë në Tiranë me makinë një miku i tij. Mua m’u duk absurde, e papërtypshme që autori i madh i vëllimit “Lum Lumi”, ai që kishte shënuar me ritmin, muzikën dhe rrjedhën prej katarakti një stad të ri të poezisë shqipe, po kërkonte furgon, apo autobus për t’u kthyer në Prishtinë ndërkohë që një lumë i pambaruar veturash shkonte e vinte atë çast në bulevardin “Dëshmorët e kombit” dhe në rrugën e Kombit gjithashtu. Që një poet si Ali Podrimja ndoshta nuk dinte ta ngiste makinë, pra nuk kishte për këtë shkak një makinë të veten, kjo nuk ishte ndonjë gjë për t’u habitur. Por që nuk kishte një organizim që të siguronte një udhëtim komod dhe dinjitoz të poetit më të njohur kosovar në Shqipëri dhe në botë, kjo m’u duk e papranushme, për të mos thënë skandaloze, sikurse më vuri në mendime fakti se ai nuk po kërkonte të udhëtonte me avion me shpenzimet e veta. M’u kujtua sakaq një poezi prekesë e Fatos Arapit për varfërinë e poetëve të kohës sonë, shkruar pak vite më parë, ku përmendeshin me emër Ali Podrimja dhe Xhevahir Spahiu. “Të varfër të dy”, shkruantë Arapi. Para se të mbyllej në vetminë e tij, për t’ju ngjitur i vetëm kullës së qetësisë, Fatos Arapi mbante lidhje të ngushta me Podrimën dhe patjetër që e njihte edhe gjendjen e tij ekonomike. Kjo poezi më ngre mornica edhe tani dhe më shtyn në përfytyrime shumë të trishta për vdekjen pa dëshmitarë të Ali Podrimës në jug të Francës, përfytyrime të cilat asnjë autopsi nuk mund t’i provojë. Dhwntë zoti të mos provohen as nga ndonjë detaj i vdekjes së tij, që do të na e tregonte edhe më hollë se de Radën. Atëherë koshienca e këtij kombi andej dhe këndej kufirit, më saktë koshienca e elitave drejtuese të këtij kombi andej dhe këndej kufirit do të duhet të përballen me pendimin dhe reflektimin për vdekjen kështu të poetit Ali Podrimja.
Gjithsesi, një reflektim i ri për statusin dhe gjendjen e poetëve nuk ka nevojë për fakte të tjera tronditësë. Poetët, kjo elitw e elitës, që nuk mund të jetojnë me krijimtarinë e tyre siç jetojnë një kategori tjetër artistësh, që udhëheqin hyjnisht udhëtimin e arteve me frymën e krijimtarisë së tyre dhe shënojnë kohën që mbetet prapa me veprën e tyre, duhet të respektohen më shumë. Pavarësisht se poetët janë njerëz të lirë e të panështrueshëm, armiq natyralë të konformizmit, pra nuk e kanë qejf përkujdesjen dhe e përbuzin mëshirën, unë mendoj se Ministria e Kulturës duhet të ketë gjithnjë informacion se si jetojnë poetët më të mirë të vendit. Dhe t’i ndihmojë ata që kanë nevojë dhe pranojnë ndihmën, brenda mundësive të shumta që ka shteti. Mecenati është i vjetër sa vetë arti. Në tërësi mecenati nuk i bie ndesh lirisë dhe liria nuk i paguan haraq mecenatit. Në të kundërtën do ta refuzonte. Gëtja është shembulli klasik në këtë aspekt. Por edhe në Shqipëri kemi shembuj. Dritërio Agolli më tregonte njëherë për një letër që Lasgush Poradeci ia kishte dërguar atij si kryetar i Lidhjes se Shkrimtarëve ku i shtronte disa halle të karakterit ekonomik. Ajo mbështejte që iu dha Lasgushit, sado modeste, nuk iu dha me ndonjë kusht.
Unë njoh poetë shqitarë shumë të talentuar, autorë të një numri të madh veprash me vlerë, që jetojnë në kufinjtë e mbijetesës. Etika më ndalon t’i them tani emrat e tyre. Po përmend vetëm një shembull domëthënës, që ka të bëjë me respektin. Poeti i madh Fatos Arapi është tërhequr në vetminë e tij jo vetëm se vetmia është fati natyral i shkrimtarit, por edhe sepse kjo i është imponuar nga indiferenca antiintelektuale, antiartistike dhe antinjërësore e zyrtarëve të shtetit shqiptar për kërkesat që ai ka parashtruar zyrtarisht për kthimin e pronave. Qoftë sa më e largët dita e lamtumirës së këtij poeti, por do të ishte cinike të mbulohej me ditirambe nga ata që nuk kanë denjuar t’i kthejnë përgjigje me respektin dhe venerimin e lartë që meriton poeti. Është mirë kur zyrtarët flasin me nderim për poetët, por nderimi duhet treguar çdo ditë, jo vetëm kur vdesin.
(Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com