Rreth 50 persona qëndruan së bashku në një shtëpi të braktisur në fshatin Debëllde të Vitisë në vitin 2011. Dyshimet e Policisë së Kosovës flasin se për dy javë këta të rinj dëgjuan ligjërata nga imamë të ndryshëm.

Të njëjtit më vonë, dyshohet se u janë bashkuar grupeve të ndryshme islamike, ose janë vrarë në Siri dhe Irak. Një pjesë e këtij grupi prej tyre janë arrestuar në Kosovë pasi janë kthyer nga zonat e luftimeve.

Disa banorë të këtij fshati kufitar me Maqedoninë thonë se kanë parë grumbullimin e të rinjve për disa ditë me radhë, por nuk e kanë ditur përse ata takoheshin.

Reportazh nga Radio Evropa e Lirë:

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com