Nga derbi i kryeqytetit në Europa League, Juxhin Xhaja gjykon në Holandë

Nga derbi i kryeqytetit në Europa League, Juxhin Xhaja gjykon në Holandë

Juxhin Xhaja

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League mes AZ Alkmaar - Elfsborg.

Performanca pozitive dhe shumë e mirë e Xhajës jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në kompeticionet europiane sa herë është përzgjedhur nga UEFA, ka bërë që të marrë vlerësimin e radhës nga qeveria europiane e futbollit.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Gjyqtari i mirënjohur anglez, Stuart Attwell, do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor Juxhin Xhaja nga dhoma e VAR-it, së bashku me asistentin e tij në AVAR, Peter Bankes.

Ndeshja AZ Alkmaar - Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45. Kujtojmë se në fundjavë Xhaja gjykoi derbin Partizani 0-0 Tirana.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali