Rusia jashtë Botërorit 2026, UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim

Rusia jashtë Botërorit 2026, UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim

Foto ilustruese

UEFA dhe FIFA kanë zgjatur ndalimin e Rusisë nga futbolli në mbarë botën përpara shortit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Bashkimi Rus i Futbollit (RFU) është përjashtuar nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s që kur Rusia filloi luftën në Ukrainë në shkurt të 2022. Kjo do të thotë se as ekipet e meshkujve dhe as e femrave nuk mund të luajnë në Kupën e Botës apo Kampionatin Evropian. Klubet vendase gjithashtu nuk mund të luajnë në garat e UEFA-s.

Sipas gazetës ruse 'Sports Expressen', një burim nga federata e futbollit të vendit ka konfirmuar vazhdimin e këtij sanksioni. Kjo do të thotë se Rusia nuk do të jetë në mesin e 54 kombeve të UEFA-s që do të marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 13 dhjetor, ku skuadrat do të ndahen në 12 grupe që do të konkurrojnë për 16 vende në Kupën e Botës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 19/11/2024 20:44

    Mire ja bejn Rusise po Izraeli qe eshte duke bere genocid ne Palestine pse duhet te luaje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori