VLORË- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës sepse u kapën me 65 kilogramë kanabis. Në prangat e policisë u vunë dy kushurinjtë Redian Qekaj 30 vjeç, lindur në fshatin Dushkarak dhe banues në Durrës, si dhe Olgert Qekaj 26 vjeç lindur e banues në fshatin Dushkarak të Vlorës. Sipas policisë, vënia në pranga e këtyre personave u bë pas një hetimi disa mujor. Droga e gjetur dhe e sekuestruar nga blutë e Vlorës u gjet në një stan në fshatin Dushkarak, i cili ishte edhe në pronësi të dy personave të arrestuar.
Hetimet
Burime nga policia lokale, thanë për gazetën, se Redian Qekaj 30 vjeç dhe Olgert Qekaj 26 vjeç ishin në mbikëqyrje të policisë për disa muaj me rradhë. Ata mbaheshin në vëzhgim për çdo lëvizje që kryenin, si për telefonatat që bënin me njëri-tjetrin apo edhe me persona të tjerë të cilët dyshohet se mund të jenë pjesë e këtij grupi kriminal.
Të njëjtat burime, shtuan më tej, se policia kishte rënë në gjurmët Redian e 30 vjeçarit Qekaj, pasi “vizitat” e tij në stanin ku u gjet edhe droga kishin qenë shumë të shpeshta. Kjo gjë kishte krijuar dyshime për policinë e qytetit bregdetar, ku në sajë të operacionit të koduar “Fillim vjeshte”, dy personat ranë në pranga mëngjesin e djeshëm.
Droga në banesë e në stan
Pas arrestimit të tyre, blutë e Vlorës të cilët kryen kontroll në banesat e tyre, në cilësinë e provës materiale gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 65 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas policisë, sasia e drogës ishte e ndarë në 13 thasë. Një prej sasisë së kanabisit, policia tha se u gjet në një stan brenda fshatit Dushkarak, në Vlorë i cili ishte në pronësi të dy kushërinjve. Ky stan, përdorej nga personat e arrestuar për fshehjen e lëndës narkotike, si dhe shpërndarjen e saj. Mësohet se droga e sekuestruar ishte gati për t’u shitur në momentin e kapjes nga Shërbimet e Policisë së Vlorës.
Sekuestrimi
Në cilësinë e provës materiale, policia e Vlorës bëri të mundur sekuestrimin e një automjeti, tip “Fuoristradë” me targë VL 3573 C, me të cilën bëhej edhe transporti i drogës. Sipas policisë, në momentin e arrestimit, dy personat kishin bërë gjithçka gati për të transportuar drogën e kapur. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, policia gjeti dhe sekuestroi edhe tre aparate celularë. Lidhur me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit të Vlorës për hetime të mëtejshme.

Foto të tjera

Lezhë, asgjesohen 2365 rrënjë kanabis, në kërkim 29 vjeçari
Ndërkohë në Lezhë janë asgjesuar 2365 rrënjë kanabis sativa dhe është shpallur në kërkim 29 vjeçari kultivues.Si rezultat i një operacioni të zhvilluar nga forcat policore, në fshatin Velë e Vendit, janë gjetur të kultivuara 1510 rrënje Cannabis Sattiva, në 5 parcela mes pishave dhe shkurreve të cilat u asgjësuan me djegie.
Për këtë operacion është shpallur në kërkim personi me inicialite N.K. 29 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike. Gjithashtu nga ky operacion i zhvilluar në bashkëpunim me Komisariatin Mirditë, në fshatrat Petoç dhe Kaçinar Mirditë, në 2 parcela janë gjendur të kultivuara 855 rrënjë bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Redaksia online
(s./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO