Nga e hëna vetëm një familjar do të dalë nga shtëpia (1 orë) për pazaret! Dy rrugët për të marrë autorizim!

TIRANE- Nga dita e hënë askush nuk do të dalë dot më në pazar pa marrë lejen në emër të familjes. Nga familja mund të marrë lejen për të dalë për të bërë pazarin vetëm një person, ndërsa këtu përjashtohen të gjithë ata që janë në punë, pasi kanë autorizimin dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim. Por si mund të merret leja për të dalë nga shtëpia? Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj sqaroi se mënyrat janë dy. E para përmes portalit e-Albania. Çdo qytetar që disponon një kompjuter ose smartphone mund të hyjnë te e-Albania dhe të bëjnë aplikimin.

Por si mund të bëhet? Procedura është e thjeshtë. Çdo qytetar mund të futet te kategoria shërbimi i familjes te 'e-Albania' dhe të klikojë te shërbimi 'leje për dalje'. Aty përcaktohet dita që kërkon lejen për të dalë, ora nga fasha 05:00-13:00 (vetëm një orë), certifikata e familjes, pasi lejohet vetëm një anëtar, ndërsa më pas vendoset numri i telefonit ose email, ku do që të vijë njoftimi. Më pas ju vjen emaili ose SMS-ja në telefon e konfirmimit. Por ka edhe një rrugë tjetër për të marrë lejen për të gjithë ata që nuk kanë kompjuter në shtëpi apo smartphone, por telefona të thjeshtë.

E ndërsa rruga e parë për marrjen e lejes ishte automatike dhe shumë e thjeshtë, opsioni i dytë për ata që nuk kanë kompjuter ose smartphone ende nuk është vendosur në dispozicion, do të kërkojë edhe pak kohë. Për këtë kategori do të jepet një numër i gjelbër 55155 dhe aplikimi mund të bëhet në të njëjtën mënyrë si për parkim me një SMS, por do të merret pas 24 orësh, pasi nuk është automatike si në rastin e parë. Vendoset numri i kartës së identitetit, vend bosh dhe ora. Pas miratimit, SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga polica (pra telefoni duhet gjithmonë me vete si në rastin e parë dhe të dytë, që policia të shikojë autorizimin).

Por duke qenë se opsioni i dytë për marrjen e lejes kërkon edhe pak kohë, kryeministri i këshilloi të gjithë ata që nuk kanë mundësi të marrin lejen përmes 'e-Albania' të furnizohen nesër deri në 13:00 edhe për të hënën. Nga aplikimi për leje përjashtohen automatikisht pensionistët. Edi Rama tha se për këtë kategori është e ndaluar dalja nga shtëpia dhe për ata të moshuar që janë vetëm dhe nuk kanë persona të tjerë do të kujdeset shteti.

Opsioni i parë
Procedura e aplikimit
Hyni te e-Albania
Te kategoria shërbimet e familjes klikoni te 'Leje për dalje'
Kryeni aplikimin duke përzgjedhur datën, orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja
Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve nga fsha 05:00-13:00
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail ose me SMS
Policia verifikon në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo

Opsioni i dytë
Hapat e aplikimit për ata që nuk kanë kompjuter apo smartphone
Te numri 55155 dërgoni me SMS, numrin e kartës identitetit dhe orën
SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga polica

Sqarimi i plotë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtoreshës së AKSHI-t për aplikimin për lejen
Edi Rama: Tirana dhe në qendrat urbane do të jetë e vetmja mënyrë për të lëvizur pa marrë gjobë dhe pa humbur edhe makinën në rast se e disponojnë një makinë, se i tillë është dhe ligji. Kush ecën në këmbë jashtë orarit dhe pa leje brenda orarit gjobitet dhe i konfiskohet makina. Për të bërë një shpjegim të detajuar jam bashkë me drejtoren e AKSHI-t dhe e falenderoj të gjithë ekipin që ka ngritur të gjithë këtë sistem, pasi është punuar që ditën e parë, por për t'u vendosur në punë kërkon kohën e vet. Kjo është leje dalje për në pazar dhe jo për në punë, pasi leja e qarkullimit dhe për të shkuar në punë do të vijojë sikur është. Për ata që shkojnë në punë dhe kanë autorizimin dhe nuk ndryshon asgjë

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj: Te portali e-Albania shërbimi do të quhet leje për dalje te shërbimet e familjes. Aty përcaktohet dita për të cilën e do lejen e daljes, aty mundësohet certifikata familjare, vetëm një pjesëtar nga familja mund të aplikojë për leje. Aty është orari i lejuar nga 05:00-13:00, ku mund të zgjedh vetëm një orë. Përcaktoj numrin e telefonit ose jo, leja shkon me email ose me telefon nëse shkruajmë numrin. Duke zgjedhur dërgo mundësohet finalizimi i aplikimit. Më pas do të merrni një email ose një SMS konfirmimi. SMS është e tillë, "është lëshuar nga policia, ka të dhënat personale, datën dhe orën e lejes.

Edi Rama: Leja është automatike, kur aplikon leja të shfaqet në telefonin tënd, e njëjta gjë edhe për ata që nuk janë smart, por në rastin e tyre kohëzgjatja është më e madhe.

Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj​​​​​​​: Për ata që nuk kanë smartfone, nga dita e hënë një procedurë shumë të thjeshtë, por aplikimi bëhet sot për një miratim pas 24 orësh, do të jenë një numër nga e hëna, shkuër 55155, SMS do të dërgohet si për parkimin, numri i kartës identitetit, vend bosh dhe ora. Pas miratimit, SMS vjen në celular dhe mund të kontrollohet nga polica.

Edi Rama: Për ata që nuk kanë një kompjuter apo smartfone dhe që kanë telefon të zakonshëm, të marrin masa nesër për të bërë shpenzimet e nevojshme, pasi të hënën nuk qarkullojnë dot nëse procedura nuk e lejon. Nuk e lejon procedura, pasi nuk kanë mundësi të marrin leje automatike. Ne po punojmë me kompanitë celulare dhe nëse do të jetë e mundur që kjo procedurë të jetë gati për nesër atëherë do të lehtësojë ditën e hënë për ata që kanë një telefon të zakonshëm. Por dua të sqaroj se pensionistëve nuk do u jepet leje, përgjigja do të jetë negative, do të qëndrojnë në shtëpi. Ata që nuk kanë mundësi, që nuk i kanë fëmijët në të njëjtën qendër banimi urbane do të kujdesemi ne. Ata që do të dalin do të jenë të penalizuar.

Pensionistët nuk do të dalin më në rrugë. Vetëm një anëtar del për të bërë pazar, ata që shkojnë në punë kanë autorizimin dhe do të vijojnë të përdorin atë që kanë. Sistemi është i tillë që nuk mund të kërkojnë leje për të bërë pazar më shumë se dy anëtarë familje. Ata që shkojnë në punë kur kanë mundësi të ndalojnë të bëjnë edhe pazarin. Gjithkush duhet të ketë në telefon lejen, që ta shikojë policia. Kryetarit të bashkisë Tiranë i kam kërkuar që të mundësojë deri nesër ndarjen e tezgave në lagje, që të mos grumbullohen në një pikë. Nga e nesërme ndryshimi do të jetë i ndjeshëm dhe nga e hëna kështu do të jenë të gjitha. Të njëjtën gjë u kam kërkuar edhe kryebashkiakëve të tjerë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shpetimtari i kombit: 28/03/2020 09:34

    Papagalli i ashtuquajturi gjigand nga injorantet militante mendon se duke kopjuar perendimin dhe biles duke e tejkaluar ate me rregulla po ben dicka te mire.Nuk ke bythe as kapacitet ti te besh shtetrrethim se nuk ke asnje kacidhe.Rregullat duhen respektuar dhe jam i bindur qe edhe ne shqiperi ka njerez shume te kulturuar qe e bejne kete edhe pa police fare,ama nje pjese e popullit duhet vete te behen te ndergjeshem si psh ketu ne gjermani ku mbahet distanca,kudo ne cdo sektor te jetes qofte aty ku akoma punohet qofte aty ku nuk punohet,njerezit levizin jo me shume se dy vete psh familjare,dhe sigurisht daljet nuk duhet te jene jo ne ate mase si perpara virusit.Prandaj ky injorant po ben me teper politike duke u hequr si "Babai i kombit".Dhe shume naive jo te gjithe shikojne te ky Person zotin qe kujdeset per ta.Drejtimi i shtetit behet edhe pa dale ne Facebook,edhe pa shkruar te Shqiperia qe duam,se vetem aty ku sundon injoranca dhe militantizmi behet politike ne kete menyre si ne shqiperi.Ne gjermani as kemi pare Minister ,as Kanzelar,as Senator qe tu dali para qytetareve,as kryetar bashkie si ky Veliaj qe sperkat rruget e qytetit dhe permend Saliun e Lulin e plehrat tjere qe shqiptaret i njohin dhe ska nevoje tja u tregoje kush!Por fatmiresisht ka shume shqiptare te zgjuar qe e kuptojne se ku kane rene por skane asnje alternative se e dine se ky vend eshte drejtuar dhe drejtohet vetem nga injorantet dhe hajdutet!Ata qe duheshin ta drejtonin kete vend jane spostuar dhe skane asnje shans per te marre frenat ne dore se nuk i lejojne keta kriminele si ata qe ishin ne pushtet si keta qe jane ne pushtet.Dhe komedia vazhdon!Pas ketij virusi "Lüpesi" dhe "Shpetimtari"qe don te rrije prape ne pushtet do dale neper rruget e botes te kerkoje para per popullin e "dashur"qe e shpetoj nga "tragjedia"!

    Përgjigju
    • Edm: 29/03/2020 14:30

      Plako , nuk kam lexu analiz me te bukur . Bravo

  • Iris: 28/03/2020 01:11

    Enveri thoshte:-<<TE jetoni dhe te punoni si ne shtetrrethim>>.Tani keni rastin ta provoni dhe ta zbatoni teorine ne praktike e te shikoni deri ku arrihet me shperdorimin e te drejtave dhe lirive te njeriut,edhe kur disa prej tyre ne situata te caktuara mund dhe jane ligjerisht te hiqen ose te kufizohen.

    Përgjigju
  • Alb: 27/03/2020 21:02

    O njerez duhet te kuptoni qe po ju vendosin barriera kot pse duhet kjo mas apo autorizimi te ndihmon ndaj virusit

    Përgjigju
  • Ilda: 27/03/2020 19:19

    Duket sikur ndalimi i pensionisteve per te mos iu dhene asnjehere leje per te dale eshte per te miren e tyre, por nga ana tjeter kjo po iu jep atyre nje stres dhe ankth te perhershem qe mund tju beje me keq per shendetin e tyre. Sot njerezit jane ndergjegjesuar dhe askush nuk del per qef.

    Përgjigju
  • Fejzi Bozgo: 27/03/2020 19:01

    Perse nuk sqaron ky KM se si do tja bejne pensionistet , si do te furnizohen me me ushqime dhe ilace kur dihet qe shume pensioniste nuk i kane femijet ketu? ...po kur nje pensionist rreth te 70 duhet te kujdeset per prinderit e vjeter reth te 87-90 vjeteve a me shume qe jetojne edhe ata vetem e skane undesi as te levizin si do i veje halli kesaj ? ,sepse edhe ifermieret apo punonjeset sociale nuk mundet me te japin sherbimin apo asistence private per kete fashe te vjeterish ne moshe ...cfre te bejme do ti leme te vdesin se duhet te zbatojme urdherat ,i dime se sa fuqi kane bashkite per ndihmen sociale ne keto raste ...sqarojini keto gjera ndryshe masat kthehen ne idiotsira te pazbatueshme ..

    Përgjigju
  • Enkela: 27/03/2020 18:44

    Kjo mase eshte e tepert ose duhet te mendohet me mire. Jam dakort qe tregjet duhet te organizohen ne cdo lagje dhe tezgat me distance. Mund te kete dhe masa te tjera te shtuara per njerezit por duhet te mendohen me shume. Nuk mund te shkelen te drejtat themelore te njerezve ne kete menyre. Dhe pensionistet mund te zgjedhin te vdesin te lire fundja, nuk mund ti detyrosh per gjithshka e ti burgosesh pa afat.

    Përgjigju
  • Sefer daja: 27/03/2020 18:38

    Vertet na ra kjo situate por mos na i veshtiresoni gjerat me shume! Te henen me duhet te shkoj patjeter ne banke.si mund ta di sa do vonohem??? Plus kam 30 min qe dua te regjistrohem ne e-albania por nuk po regjistrohem dot.thone qe nuk perputhen te dhenat e mia me ID time.!!!???

    Përgjigju
    • A. N.: 28/03/2020 00:48

      30 min i dogje tek e-albania, tani te ngelen edhe 30 min per te bere shpenzimet.

  • Esc: 27/03/2020 18:37

    Janë pensionistë që jetojnë vetëm, kush do ua kryejë shërbimet, duhet riparë kjo punë se nuk është e logjikshme. Pensionistët e logjikshëm nuk dalin të rrinë rrugëve, nuk kanë pse penalizohen ata, për disa të tjerë të papërgjegjshëm. Do blejnë ilaçet, do paguajnë dritat se shteti thotë do ua presë, do paguajnë ujin se shteti s'ua fal për dy muaj faturën, qoftë dhe të paguhen me vonesë.... Duhet riparë kjo punë...

    Përgjigju
  • Gent: 27/03/2020 18:29

    Po per pagesen e dritave

    Përgjigju
  • Tani: 27/03/2020 18:20

    Në ç'formë do të kujdeset shteti për pensionistët, pse nuk sqarohet? Nëse ata nuk duhet të dalin nga shtëpia kush do jua blejë ilaçet, ushqimet, të paguajë dritat, ujin ?

    Përgjigju
  • manoli nga vlora: 27/03/2020 18:17

    Zt Kryeminister Jemi dy pensionista pa asnje tjeter .Na thoni e kemi te ndaluar te dalim per cdo problem Deri sot nuk na ka trokitur kush ne dere .Jam ne qender te Vlores por Bashkia nuk futet te rruga jone .Si do te zgjidh mbijetesen time?

    Përgjigju
  • vera: 27/03/2020 18:15

    O EDO nuk KEMI C'E DUAM KAQ SHUME 1 ORE ,,,KAM NJE PROPOZIM ,NA JEP VETEM 5 MINUTA PER PAZAR ,, BOLL E KEMI....

    Përgjigju
  • Ilda: 27/03/2020 17:15

    Pensionistet deri ne nje fare moshe duhet te lejohen,psh nga 62 deri 7o vjec.Nje ore nuk del per pazare, per ilace dhe per hallet e njerezve.

    Përgjigju
  • Mirditor: 27/03/2020 16:47

    nuk është e drejt se mjeti duhet. njerzit kan nevoj per makinen

    Përgjigju
  • Kamberi nga Tirana!: 27/03/2020 16:22

    Zt Kryeminister Mirdita! Po ju ndjekim rreth porosive si meret leja per te bere pazarin nga e Hena e pas nje antar i familjes.Keni vene nje Ore ne dite.Me llogjike se perligj mesaduket ju nuk doni tjadini fare.Une si qutetar i Tiranes qe banoje diku te tregu Elektrik,dote vete te bleje nje Kile mish peshk agjikafsh tjeter me premton nje Ore? Po rrugen vajtje ardhje nuk e keni ne hesap fare,po vonesat se duhet mbajtur radha dhe distaca akerkojn kohe! Them qe po por ju i bini shkurt hesapit,mire qe po i pengon njerzit te dalin ne dritenne diellit me demek se u beka qameti,Po kete kufizim nje ore si e justifikoni.Ligji nuk eshte keshtu ne nuk jemi ne kushtet e luftes kur vendi drejtohet nga ndonje junte ushtarake,ky eshte spekullim kete ta them hapur edhe si nje i majte i mergillt qe jame.Une dote jepja tevetem keshille mos puno vetem per sot por mendo dhe per neser.Populli nuk rshte as pula qe i fut ne qymez dhe as bakti qe i ndry ne stalle.Ekosideroj turpe kur nje kryeminister nuk flet me llogjike te ftoht ne keto kushte.Ne nje kohe qe flet per distace me njeritjetrin qe duhet bere,por kjo fistace ka rradhe e rruge per te bere.Apo eke fjalen per te bere pazarin ne rreze te pallatit,kjo mjafton nje ore,por jo te veshe ne supermarketa,apo pazari i Ri,qe padyshim kerkon nje kohe me te gjate.Megjithate ti mund ti bejsh gjithcka ketije vendi,pasi gjykata ska.Gjithsesi ky popull ka sy dhe flet me vone.

    Përgjigju
    • Ermir kertuka: 29/03/2020 15:11

      Egjyptian

  • XXX: 27/03/2020 16:11

    Pordhe me rigon. Ky ja fut pordhes kot. Policia po shet autorizimet me lek, filluan zagaret e Edi Rames te bejne korrupsion edhe ne kohe kolere.

    Përgjigju
    • Cani: 27/03/2020 17:25

      Namin po bejne o vlla .

  • Populli: 27/03/2020 15:43

    Dmth duhet te bejme dhe oferte telefoni per te derguar sms, edhe pa pune edhe te shpenzojm lek per rimbushje per kompanite tuaja

    Përgjigju
    • Toni: 04/04/2020 13:52

      A shtet qonhi po pull protestoni e mos lini as lulin as edin as saliun as ilirin pushtet ta marri njen student se me mir do ta udheheqi kta Jan kriminela e hajduda te gjith zoti ju vraft tradhtar te kombit

    • popull i thjeshte: 27/03/2020 16:19

      mua me doli jashte perdorimit qe tani dhe e-albania dhe policia asp.gov

    • Ver llapa: 27/03/2020 16:04

      Po re shok, ky e di qe e ka mjeksine per faqe te zezë, e di qe ka vjedhur dhe ska investuar gjys kacidhe dhe meqe eshte keshtu mer masa ne shpatullat dhe lirite tona kushtetuese meqenëse eshte mënyra me e lehte.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave