Nga fëmijëria e munguar, te varfëria e Lufta, nuancat e larmishme të “Nëntorit” shqiptar, një çerekshekulli traditë e artit pamor

Ekspozita “Nëntori” shënon një çerekshekulli. Veprat e mbi 30 artistëve, ekspozuar në muret e galerisë “FAB”, çelin një dritare rreth panoramikës së artit vizual vendas përgjatë këtij viti.

“Kjo nismë lindi në vitin 1998 dhe u krijua nga Llambi Blido, Stefan Taçi dhe Besim Tula, si një nevojë për t’u marrë me pikturën e kavaletit”, thotë organizatori dhe piktori Aleksandër Filipi.

Prej artistëve që e shënuan këtë traditë, piktori Stefan Taçi, është i pranishëm, qoftë në paskuinta, si “dora e fshehtë” që ndihmon në kurim, ashtu edhe me veprën e tij “2022” ku sjellë me delikatesë temën e Luftës në Ukrainë, e krizat që e pasojnë, pa i hequr veprës dritën e shpresës. Ndërsa  organizatori, Aleksandër Filipi, vjen në mënyrë simbolike me një vepër më të hershme si “Antequam Moses”.

“Solla një tablo që ishte pak më e vjetër por e pa ekspozuar tek ‘Nëntori’. Nga latinishtja ‘Antequam Moses’ do të thotë koha para Moisiut. Janë figura që tentojnë të mbijetojnë apo të dominojnë mbi të tjerët, por në kushtet e një ekzistence kaotike”, thotë më tej ai.

Nga elementët etnografikë e të tabanit me artistë si Buron Kaceli, tek liria e gruas, varfëria që mbështjell portretin familjar të një punëtori pa e shuar dashurinë nga Erjon Bardhi, flladi piktoresk pogradecar mes mitit të sirenave e ujërave të bekuar nga Anastas Kostandini, e “Fëmijëria e munguar” në serigrafinë plot mesazhe e ndjeshmëri të Merita Selimit, tematikat e teknikat janë të larmishme...

“Ajo që e bën të veçantë këtë grupim, duke iu referuar kësaj kohe, kësaj epoke, është gëzimi i mundësisë absolute të lirisë të të shprehurit”, shton më tej piktori.

E çojnë pa përkrahje institucionale përpara artistët këtë traditë, të nxitur nga pasioni, dëshira për tu takuar e ballafaquar përmes veprave, brezave, por edhe për të qenë të pranishëm në këtë takim të përvitshëm me dashamirësit e artit pamor.

SI.E./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar