Nënkryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Alfred Peza, sot gjatë mbledhjes së parë të komisionit për këtë legjislaturë parlamentare tha ndërmjet të tjerave:
"Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH) ka përfunduar dhe ata do të qëndrojnë në detyrë derisa të zhvillohet dhe të përfundojë procesi i futjes së RTSH në shtratin ligjor.
Ka dy vjet që RTSH drejtohet pa moment ligjor, është jashtë momentit ligjor. Ky do të jetë një nga funksionet dhe detyrat, dhe punët që ne do të bëjmë në vijimësi si komision.
Bashkë me këtë do të organizojmë dhe takime me grupe interesi, ballafaqime, tryeza, për të dëgjuar, parë, mësuar, por edhe krijuar një bindje më të plotë për mënyrën e reformimit dhe futjes në shtrat ligjor të funksionimit të institucionit të RTSH.
Momenti i dytë ka të bëjë me Autoritetin e Mediave Audiovizuale. Edhe ky autoritet për shkak edhe të rotacionit të pushtetit në zgjedhjet e 23 qershorit është duke funksionuar edhe në këtë moment që po flasim, në paligjshmëri.
Ka tre vende vakante, por nga ana tjetër, siç keni dhe dokumentin e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në lidhje me veprimtarinë dhe problematikën e punës së Autoritetit të Mediave Audiovizuale për periudhën maj – korrik 2013, thuhet që është detyrim ligjor i Kuvendit të bëjë 3 zëvendësimet.
Por, ka edhe një moment tjetër, që ne duhet të bëjmë dhe ndryshimin e kryetares së AMA-s, pasi sipas këtij raporti lind një interpretim juridik, sepse nuk ka përputhje midis balancës së ligjit të ri që kërkohet.
Pra, 3 nga shumica dhe 3 nga pakica e anëtarëve të AMA-s dhe kryetari nga mazhoranca.
Ligji i ri përcakton që kryetari i AMA-s do të jetë nga mazhoranca, ndërsa nënkryetari nga pakica. Ata kanë edhe kryetarin, edhe nënkryetarin, nga pakica.
Për ta futur në ligjshmëri duhet që bashkë me zëvendësimin e 3 anëtarëve të Këshillit Drejtues të AMA-s të bëhet edhe zëvendësimi i kryetarit, për ta përputhur me ligjin e ri. Në mënyrë që ky institucion të futet ashtu si RTSH në binarët e ligjshmërisë, pasi është duke funksionuar në paligjshmëri.
Gjithashtu, i kërkoj drejtuesve të AMA-s të vazhdojnë detyrën, por duhet të kuptojnë që janë aty thjesht dhe vetëm drejtues në detyrë të institucionit derisa të përfundojë procesi i futjes së drejtimit të këtij institucioni në shtrat ligjor.
Që do të thotë se nuk duhet të marrin vendime të rëndësishme dhe vendime të tjera të cilat bien ndesh me ligjin, pasi drejtimi i këtij institucioni është duke u realizuar në paligjshmëri.
Edhe vetë Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura na këshillon nëpërmjet raportit që raportet e përfaqësimit në drejtimin e AMA-s duhet të ndryshojnë, pasi nuk mund të jenë – thuhet në raport – edhe kryetari, edhe nënkryetari nga e njëjta forcë politike, siç rezulton aktualisht. Kështu që, është detyra jonë si komision që ta fusim edhe institucionin e AMA-s në binarët ligjorë të funksionimit të tij në të ardhmen.
Nga ana tjetër, një nga objektet e punës së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është kontrolli e monitorimi dhe ballafaqimi me të gjitha drejtues institucionesh që janë objekt dhe subjekt i punës së veprimtarisë së komisionit tonë.
Duke qenë se dje ka filluar viti i ri akademik për shkollat e larta dhe pak ditë më parë viti i ri akademik për arsimin parauniversitar sugjeroj që në kalendarin e punës sonë për ditët në vijim të thërrasim në komision për të na raportuar në lidhje me situatën aktuale të arsimit në Shqipëri, fillimin e vitit të ri akademik dhe vijueshmërinë e tij më pas, zonjën Lindita Nikolla, ministre të Arsimit dhe Sportit."
/Shqiptarja.com