Një ide para pak kohësh e dha presidenti i Chelsea-s, amerikani Todd Boehly, por nuk iu dha shumë rëndësi. Tani edhe ‘The Times’ ka shkruar se po ideohet që një ligë “All Stars Game” në Europë.

Ky kompeticion pritet të bëhet shumë shpjet realitet dhe në të do marrin pjesë katër kampionatet më të forta në Europë. Anglia, Italia, Spanja dhe Gjermania. 11-shja më e mirë e këtyre kampionateve do përballej me njëra-tjetrën dhe me shumë mundësi do luhej gjatë verës ose ndërprerjes për Krishtlindje e Vitin e Ri.

“The Times” ka “skicuar” formacionet në katër kampionatet më të forta si një hipotezë sesi pritet të zhvillohet ky turne.

Premier Liga: Alison; Xhejms, Ruben Dias, Tiago Silva, Zinçenko; De Bryjne, Rajs, Rodri; Salah, Haland, Luis Diaz.

Seria A: Menjo; Di Lorenco, Skriniar, Bremer, Spinacola; Brozoviç, Milinkovic-Saviç; Kieza, Dibala, Leao; Ozimhen.

La Liga: Kurtua; Kunde, Militao, Gimenez, Alaba; Modriç, Buskets, Pedri; Benzema, Levandovski, Vinicius JR.

Bundesliga: Zomer; Frimpong, De Ligt, Gvardiol, Dejvis; Kimish, Belingam; Gnabri, Musiala, Mane; Nkunku.