Nga Gërdeci në Gërdec

Nga Gërdeci në Gërdec

Elisa Spiropali

Si e keni ndërmend të hyni në tempullin e qeverisjes ju shakaxhinjtë e politikës?

Nga dera?

E pamundur të hyni nga dera. Nuk hyni dot nga dera. Edhe vet e dini. Keni bërë aq prapësira sa shqiptarët nuk do ua hapin derën. Ju e keni harruar pushtetin me vota. Pushteti me vota iu ka harruar juve.

Por ju nuk epeni! Ju që nuk e merrni dot pushtetin me vota dhe nuk hyni dot në pushtet nga dera, pra, ju që pushtetin nuk e meritoni, ju që pa llokma pushteti ju dhemb koka, ju rritet temperatura, ju kap xerxeleja, një ide se nga doni të hyni në tempullin e pushtetit, e keni.

Nga dritarja?

Nuk duket ide e keqe për humbësa! Por halli është se dritaret e pushtetit janë po aq të dukshme sa edhe dera. Njerëzit janë aq të mllefosur me ju sa nuk do ju lënë të hyni nga dritarja. Nuk do ju japin as aq vota sa duhen për të hyrë nga dritarja.

Nga oxhaku?

S’është çudi që ndonjë mëndjendrituri prej jush, nga ata që ju i keni me tepricë, t’i ketë lindur ideja e ngjitjes natën fshehtas mbi çati. Pastaj të zbrisni me litar nga oxhaku. Por oxhaku është i ngushtë, mund t’ju merret fryma. Për më tepër oxhaku nuk e nxë të gjithë lukuninë tuaj. Oxhaku është edhe plot me blozë. Kur të zbrisni mbi vatër do ju djegë zjarri, do jeni mysafirë të përcëlluar, të paftuar, të nxirë. Punë që s’bëhet. Nga oxhaku që i ngjan Kalit të Trojës, është hile që nuk ecën. Harrojeni.

Të squtin që ua ka dhënë këtë ide linçojeni në televizionin e ri dhe të zi si oxhak me blozë pa asnjë transparence, që e keni ngritur me pare Gërdeci, domethënë me pare gjaku. Cilësojeni “kolonë e pestë e Edi Ramës në radhët tona” budallain maskara që ju dha idenë e marrjes së pushtetit nga oxhaku. Do ju besojnë fanatikët, besnikët, militantët tuaj që i keni stërvitur duke i rrahur me vaj e me uthull për një kohë të gjatë me klishera komuniste.

S’është çudi t’ju ketë vajtur mendja ta merrni pushtetin si në romanet e Kadaresë. Duke hedhur nga jashtë kërma për ta pushtuar tempullin e pushtetit me coftina dhe yxhyme si turqit kështjellat tona? Me topa balte? Me intriga orientale? Me rrena të mëdha e të vogla? Me pijanecë virtualë?

Do ishte e kotë. Do dështonit me sukses. Votuesit e sotëm shqiptarë nuk janë mesjetarë. Mesjetarë jeni ju.

Me bombardim të tempullit?

E provuat para ca muajsh. S’ju ndezi. Ju paralajmëruan se do ju shpallin organizatë terroriste. Po e përsëritët, nuk do merren gjithë kohën me ju. Të dytën herë nuk ju paralajmërojnë.

Ndoshta doni të vini në pushtet si Selam Musai që e zuri topin nga grika me gunë përmbi tela. Ose si Vojo Kushi që e pushtoi tankun duke i hedhur një granatë brenda. Kot e keni. As njëri as tjetri, dhe të tjerë si ata të dy, nuk janë tuajt.

O zotërinj pa zotnillëk! E vetmja rrugë e juaja drejt pushtetit është ajo që keni nisur. Rruga e zvarrisjes. Llagëmet. Gjirizat. Rruga e miut.

Thirrini mendjes o të uruar. Të vini në pushtet ju duhen qindra-mijëra vota. Shqipëria nuk ka qindra-mijëra shejtan-budallenj, që të pranojnë t’ua blini votat me pare gjaku dhe me gënjeshtra.

Gjithsesi ju ca vota do i merrni. Por jo aq sa ju duhen për të hyrë në pushtet nga dera. As aq sa ju duhen për të na hequr frikën se mund të mbetemi në pushtet 20 mandate dhe 40 legjislatura. Shumë më pak. Ju do merrni aq vota sa meritoni. Aq sa u duhen krerëve tuaj të futen në parlament që të sigurojnë imunitet parlamentar për t’u ruajtur nga të papriturat që presin tek dera.

Nuk do merrni asnjë votë më tepër se sa duhen për t’i çuar opozitarët idealistë nga humbja në humbje dhe opozitën e kriminalizuar nga Gërdeci në Gërdec.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 27/09/2020 08:40

    Gerdeci ishte nje fatkeqesi , ne kohe te pa qendrushme ,rrodhi nga nje lufte e te gjithe ndaj te gjitheve . Sigurisht , ka pergjegjes , por ka shume , nukse ka vetem nje ; Per gerdecin ka jashtzakonisht shum pergjegjesa , per Gerdecin dhe shum fatkeqesi te tjera si Gerdecin , ka kaq shume pergjegjesa , sa te gjithe kemi pjesen tone te fait . Askush te mos mundohet te perfitoj nga fatkeqesite , kushdo qe mundohet ta beje kete , kerkon te perfitoje tinzisht , nga veprimet dhe mosveprimet e veta ne dem te shqipetareve . Cilido qe kerkon pushtet , por edhe populli qe don ekonomi me te mire , nje jete ashtu sic e meriton , te lene propagantat boshe , ti kthehen punes , vetem nepermjet punes vjen edhe nje zgjedhie e mire e pushtetareve , dhe ekonomi me e mire, per popullit . Nukse vjen e mira ; as me nema , as me urata , kerkon sinqeritet , pune , dashuri , respekt ,prodhim , drejtesi .

    Përgjigju
  • Arben Metani: 27/09/2020 07:43

    Te lumte moj Elisa. Je mendje, jo shaka. Dhe gjuha qe ke perdorur ne shkrim, dhe mesazhi percjelles shkojne shum mire me njera tjetren. Esnte e pamundur te kesh sy e mendje e te mos lexosh e kuptosh kete shkrim. O komentues lereni politiken dhe kthejuni realitetit te ardhmes se Shqiperise. Qeveri dhe force politike me te pergjegjshme sesa kjo nuk ka patur qysh pas 90. Te tjeret jane interesaxhinj te vetes dhe partise, por te popullit kurre.

    Përgjigju
  • Koli: 27/09/2020 06:04

    Te pakten mesuam se keto ndrikujt e rilindjes pushtetin e konsiderojne tempull. Kreun si duket e kane kryeprift. Dhe si duket me mentalitet te brumosur radikal do bejne tw nje mije e nje te zezat te mbajne tempullin. Shkrim patetik dhe fjalor vulgar.

    Përgjigju
  • Fiks: 26/09/2020 22:23

    Foto flet vete. Ke nostalgji per leket e doganes eeeee??? Ytttt hajdute ordinere.

    Përgjigju
  • E cja fut kot: 26/09/2020 21:53

    Kam pare e s'kam pare po katandi e tille, joo nuk eshte pare,

    Përgjigju
  • Vocifoli: 26/09/2020 21:17

    Birisha e bani Gerdecin me vila i bani te pasun si ka me ba tan Shqipnin si Gerdeci ndaj votoni Birishen

    Përgjigju
  • Tekniku: 26/09/2020 20:44

    Po ca analiz ben Mamica aman.

    Përgjigju
    • edi: 27/09/2020 15:06

      ska ndonje ndryshim si deputet ne qeveri dhe ne opozit privilegjet njesoj si ty i kane ata keshtu qe ja fut kote fare po qe se nuk i largon nga politika me mire mos fol fare rri urte dhe shijoje ate qe tu be rrisk

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'