Kanceri i preku dhe mëlçinë, 74-vjeçarja nga Kukësi rrëfehet për Report Tv: Sot ka shërim nëse kapet në kohë! Gratë të bëjnë kontrolle periodike

Prej 5 vitesh lufton me kancerin e gjirit, metastazat e të cilit kanë prekur dhe organet jetësore. 

E fortë, e qeshur dhe plot pozitivitet, 74 vjeçarja Silvana Krasniqi nga qyteti i  Kukësit rrëfen momentet e vështira kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.

“Momenti është i vështirë kur të thonë se je me kancer, por psikologjikisht e përballova mirë. Do ishte mirë për mua po ta kapja në kohë, por fatkeqësisht e kapa kur kisha metastafa në melçi që është më e vështirë”.

Silvana, shprehet se një mamografi shpëton jetë, ndaj u bën thirrje grave e vajzave të mos neglizhojnë por të bëjnë kontrolle edhe pa pasur shqetësime.

“Sot ka shërim kanceri nëse kapet në kohë. U bëj thirrje të gjitha grave të shkojnë çdo 6 muaj tek mjeku”, tha ajo.

Dikur volejbolliste, aktore në estradën e qytetit, por edhe infermiere, Silvana Krasniqi thotë se aktivizimi në art dhe sport e ka ndihmuar të përballojë vështirësitë, sidomos gjatë kimio-terapisë.

Por nga ana tjetër, 74-vjecarja mendon se vaksina e Covid-19 e ka dëmtuar

“Bërja e vaksinës së dytë më ka dëmtuar shumë. Akoma nuk e marr dot vetem. Unë jam akoma me kimio-terapi. Megjithatë akoma jetoj kam shpresë të jetoj e të shërohem. Thirrja ime është që çdo muaj të gjithë të bëjnë analizat, eko dhe mamografi sepse shpëtojnë nga gjithçka i bëjnë parapritë sëmundjeve.

Silvana Krasniqi kërkon nga Qeveria të mbështesë financiarisht të sëmurët me kancer, sidomos pensionistët.

“Ne që jemi me kancer dhe vetëm me pension Qeveria duhet të na japë një lloj shtesë”.- apeloi ajo. 

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë