Nga gjuajtja me shishe birre tek të sharat ndaj tifozëve, ja ç’ndodhi në “Old Traford” me Di Maria-n

 Nga gjuajtja me shishe birre tek të sharat ndaj tifozëve, ja ç’ndodhi në “Old Traford” me Di Maria-n

Angel Di Maria duke mbajtur një shishe birre gjatë ndeshjes Manchester United- PSG

Në ndeshjen e “Champions League” mes Manchester United dhe Paris SG ka patur edhe një sfidë tjetër mes futbollistit Di Maria dhe tifozëve të “djajve të kuq”.

Për Di Maria-n mbrëmë në “Champions League” nuk ka patur vetëm një sfidë mes Manchester United dhe Paris SG, por edhe një tjetër mes tij dhe tifozëve të “djajve të kuq”. 

Që në momentin kur shkeli në fushën e “Old Traford” argjentinasi është vërshëllyer nga mbështetësit e ‘djajve’. Madje në një moment drejt tij u gjuajt edhe një shishe birre. Si të mos mjaftonte kjo pak para fundit të pjesës së parë Ashley Young bëri çishte e mundur për ta përplasur në rrethimin e fushës ku Di Maria desh pësoi një dëmtim të rëndë. 

E gjithë hakmarrja e futbollistit ndodhi në momentin kur Paris SG zhbllokoi sfidën, teksa 30-vjeçari iu drejtua tifozëve të United duke i thënë “Fuck-off”.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun