Nga hero në tradhtar, baskët kërcënojnë sulmuesin që i dha Spanjës trofeun e Euro 2024! E ëma s'largohet dot nga shtëpia

Nga hero në tradhtar, baskët kërcënojnë sulmuesin që i dha Spanjës trofeun e Euro 2024! E ëma s'largohet dot nga shtëpia

Mikel Oyarzabal

Futbollisti i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal u bë heroi i skuadrës spanjolle në finalen e Europianit kundër Anglisë, duke shënuar pak minuta para përfundimit të ndeshjes golin e dytë, që i dha Spanjës trofeun në Berlin.

Sulmuesi e festoi golin me stil dhe madje në deklaratat e tij pas ndeshjes u shpreh: “Kam bërë punën time dhe atë që duhet të bëja në çdo moment. Kam pasur fatin të fitoj dhe kur kalon nëpër ngjarje të çuditshme.”

Siç raportohet nga Marca, në qytetin e lindjes së nënës së Oyarzabal, Elorrio në provincën e Biscay në vendin bask, u vendos një pankartë që sulmonte atë dhe shokun e tij të skuadrës te Real Sociedad, Mikel Merino, i cili ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Spanjës që fitoi Euro 2024.

Dyshja u cilësuan si “tradhtarë”, ku në baner shkruhej edhe “jo pranimit të kombëtares spanjolle”. Në këtë fazë nuk dihet se kush është përgjegjës për banerin.

Shumë njerëz në rajonin bask nuk e identifikojnë veten si spanjollë dhe kishte shumë që nuk festuan titullin e katërt të kampionatit evropian të 'La Roja'.

Festimet e Oyarzabal-it dhe Merino-s të dielën, qartë nuk u përshtatën me disa prej tyre. Gjithashtu, e ëma e Oyarzabal ka frikë të dalë nga shtëpia, sepse djali i saj është cilësuar si 'tradhtar' në qytet, pasi ata nuk e njohin Spanjën si shtetin e tyre.

Posteri kundër Mikel Oyarzabal dhe Mikel Merino

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rabiot i thotë lamtumirë Juventusit, refuzon ofertën e rinovimit

Zyrtare/ Rabiot i thotë lamtumirë Juventusit, refuzon ofertën e rinovimit