Armand Duka: Europiani më i fortë se Botërori, Shqipëria ka në ekip një fenomen
Armand Duka, kreu i FSHF-së
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e cilësoi Euro 2024 si më të mirin të realizuar ndonjëherë. Në intervistën e dhënë për “TRT”, Duka deklaroi se Europiani i këtij viti, ishte më i mirë edhe se Botërori.
Sipas tij, nuk kishte dallime mes ekipeve kombëtare dhe çdo kush kishte shpresën për të vazhduar më tej.
“Euro 2024 ishte i mrekullueshëm, në të gjitha aspektet, organizative, sportive, për tifozët etj. Për mendimin tim ishte Kampionati Europian më i miri i realizuar ndonjëherë, më i mirë edhe se Botërori. Kaq shumë tifozë, ka qenë një spektakël. Tashmë nuk ka më dallime të dukshme mes ekipeve kombëtare.
Çdo tifoz kishte shpresën për të parë ekipin e tij të vazhdonte më tej dhe të fitonte trofeun. Tifozët të cilët sigurisht kanë lënë gjurmë gjatë këtij turneu ishin turqit dhe shqiptarët tanë për koreografitë e krijuara dhe mbështetjen e madhe”, theksoi kreu i qeverisë së futbollit në Shqipëri.
Duka foli për Turqinë dhe talentet e këtij Europiani, ndërsa deklaroi se Shqipëria ka gjithashtu një fenomen, si Kristjan Asllani.
“Turqia ka bërë një Kampionat Europian shumë të bukur. Ka luajtur më mirë se Holanda, por pagoi mungesën e përvojës europiane. Keqardhje për autogolin ndaj Portugalisë. Tifozët mund të shpresojnë gjëra të mëdha për të ardhmen, si dhe për Arda Guler që është një talent i pastër dhe do të dëgjojmë të flitet shumë për të. Sa i përket Yamal, vlen i njëjti diskutim.
Ndryshe nga Guler, ai arriti në finale, por për mua nuk ka dallim në karakteristika. Talentet e reja gjithmonë kanë bërë histori, shikoni Messin. Yamal pati fatin që shkoi deri në finale. Edhe ne kemi një fenomen që ka luajtur shumë mirë dhe do të dëgjojmë për të në të ardhmen e afërt, Kristjan Asllani”, deklaroi Duka.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.4%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga kthehet në estradë, Dinamo i lë ndeshjen Skënderbeut në Korçë! Gega debuton me tri pikë te Partizani
30 Mars, 11:05
-
Renditja/ Egnatia barazon 2-2 ndaj Vllaznisë, kampionët sigurojnë 'Final 4'! Dinamo fiton derbin, Partizani shpërdoron penallti në limite! Toma 'ngjall' Teutën
28 Mars, 08:57
-
Koço Kokëdhima dhe trajneri Maringlen Kule fjalor të pahijshëm dhe presion në ndeshjen e femrave, presidenti i Apolonisë nën hetim: Jepja në tavolinë bq m*** (VIDEO)
27 Mars, 10:09
-
Tirana dhe Bylis barazojnë 2-2, miqtë protestojnë për gjykimin dhe tërheqin ekipin! Tifozët bardheblu kërkojnë të futen në fushë
27 Mars, 08:40
-
Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)
26 Mars, 18:50
-
Kategoria e Parë/ Pogradeci i bën 'gjëmën' Flamurtarit, Vora fiton me 'poker' dhe shkëputet në renditje! Klubi vlonjat shkarkon trajnerin italian, pritet vetëm zyrtarizimi
26 Mars, 15:55
-
Superliga/ Sot Tirana - Bylis për mbijetesën, agjenda e raundit të 31-të! Ndeshjet në dy ditë
26 Mars, 11:32
-
Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë
26 Mars, 09:40
-
Luhet derbi Tirana - Partizani, mësohet agjenda e Superligës për tre javët e ardhshme
25 Mars, 12:02
-
Nën shënjestrën e Tifozave Kuq e Zi për 90 minuta, Armand Duka: Synojmë një vend në Botëror
25 Mars, 10:39
-
'Që tani po mendojmë për Serbinë', Sylvinho e pranon: Anglia mund të na shënonte pesë gola
25 Mars, 09:54
-
Botërori/ Kombëtarja bën autokritikë, mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup! Tifozët revoltë kundër FSHF-së
24 Mars, 16:30
Ky shef endrra me sy hapur
PërgjigjuO zoti duka siç duket nuk je mir nga llogjika. Megjithse un mendoi qē ti ske llogjik fate.
PërgjigjuO Zenuno Armand Duka është kreu i futbolli në shqipëri për vite me radhë zëvëndës president i UEFA kurse ti je çoban me dhi e kupton dot dallimin
Zoti Duka kam mendimin se nuk e dini kuptimin e fjales fenomen
PërgjigjuHahaha