Lamine 'bekon' Yamalin e ardhshëm! Nga e dashura te njerku dhe familja, si e festoi ylli i Spanjës suksesin në Euro 2024

Lamine 'bekon' Yamalin e ardhshëm! Nga e dashura te njerku dhe familja, si e festoi ylli i Spanjës suksesin në Euro 2024

Lamine Yamal me vëllanë

Lamine Yamal festoi ditëlindjen e 17-të në mënyrën më të mirë të mundshme. Spanja e tij fitoi 2-1 kundër Anglisë në finalen e Euro 2024 dhe djaloshi është ylli në ngjitje i futbollit botëror.

Pas trofeut, Lamine u pa me vëllanë e vogël në fushë, teksa nuk mungoi as e dashura e tij dhe sigurisht familjarët.

Në fotot e bëra virale në media, Yamal shihet se bashku me të dashurën e tij, babanë, të ëmën dhe partnerin e saj, si dhe me vëllanë e vogël 2-vjeçar. Fotoja teksa i tregon trofeun e fituar këtij të fundit ka rrëmbyer zemrat e të gjithë ndjekësve dhe fansave të talentit spanjoll.

Lamine Yamal u shpall nga UEFA si lojtari i ri më i mirë i Euro 2024, ku shënoi një gol dhe asistoi katër herë.

Lamal me të vëllanë

Lamine me të ëmën dhe vëllanë

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë