Nga tapeti i kuq i kinematografisë deri tek koleksionet e fundit të stilstëve të famshëm të modës.
Yjet përqëndrohen në pjesën e prapme të veshjes. Por kujdes: Shpina e zbuluar nuk është për të gjithë.
 
I quajtur si "faktori S"
 S, natyrisht është shpina. Pra, yje të modës dhe kinematografisë nxjerrin në pah një nga pjesët më pak të abuzuara në këtë drejtim të trupit të femrës.
Obsesioni i zonjave të ShowBiz për faktorin "S" ka dominuar në Festivalin e Filmit të Venecias, i cila sapo ka përfunduar. Shembujt janë të shumta. Eva Riccobono – supermodele dhe aktorja - është një rast perfekt. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Scarlett Johansson. Por ato nuk janë të vetmet.  Të njëjtën tendencë ka patur edhe Angelina Jolie në Oskar 2012. Transparencë të zonës së shpinës dhe fustane të gjatë. Rast tjetër është Hilary Swank, fituese e Academy Award në vitin 2005: e zbukuruar me një fustan blu që le plotësisht nudo shpinën. Një kult.
 
Modelet në Nju Jork
Rasti i faktorit "S" vjen nga Java e Modës së Nju Jorkut nëpërmjet Karlie Kloss,  supermodelja amerikane e cila mbante veshur një fustan të kuq, sfiloi në pasarelën e Donna Karan, dhe sigurisht nuk kaloi pa u vënë re.
Nga Jason Alexander Wang Wo deri tek Diane Von Furstneberg, të gjithë stlistët kanë zgjedhur të përqëndrohet në dizenjimin e fustaneve me shpinë të zhveshur. Arsyeja është e kuptueshme: efekti skenografik, për të mirën e fotografëve dhe të publikut VIP, është i sigurt.
 
Pikat e forta dhe dobësitë
Shpina e zbuluar kërkon kujdes, trajnim dhe përgatitje të denjë. Madje edhe kirurgjia plastike dështon kur bëhet fjalë për të ndihmuar këtë pjesë të trupit. Çdokush që dëshiron ta tregojë atë, verën e ardhshme, do të duhet të merrë një dozë të mirë të aktivitetit fizik.

 
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)