Nga Hong Kongu në Vjenë. Si
në shtëpinë tënde, kudo në botë!

Nga Hong Kongu në Vjenë. Si<br />në shtëpinë tënde, kudo në botë!
Unë isha vetëm 13 vjeç kur u vendos sistemi komunist në Shqipëri. Mbaj mend akoma, shokimin që përjetova atëherë lidhur me paditurinë për botën përreth. Ndaj dhe bëra një betim pranë pemës së limonit në bahcen e shtëpisë time, karakteristike tironse. U betova se do të shëtis botën.

Sot në ditën time të dytë në Hong Kong m'u kujtua betimi që kisha bërë si adoleshente dhe mendova të bëj një bilanc të deritanishëm. Kam vizituar rreth 40 vende dhe kam jetuar për disa vjet në Izrael. Aty mësova të jetoj momentin sepse nuk dihej se çfarë mund të më kishte rezervuar e ardhmja.

Më ka lënë mbresa të paharrueshme aftësia e izraelitëve për ta jetuar jetën me të gjitha fuqitë, dhe të ngrihen pas çdo fatkeqësie që përjetonin .Natyra e izraelitëve ishte të kishin një ditë të ngarkuar, me aktivitete të panumërta çdo ditë. Kjo për mua që vija nga Shqipëria , një vend ku njerëzit bënin sikur jetonin, punonin apo mësonin, ishte frymëzim.

Më pas u zhvendosa në Bruksel për 2 vite rresht. Aty fillimisht mësova dhe pastaj fillova të punoja për proçesin e integrimit të Shqipërisë në Komunitetin Evropian. Ajo vazhdon të jetë edhe sot një sfidë.

Pastaj i erdhi rradha Vjenës, besoj qytetit më të adhuruar nga ne Shqiptarët. Ajo që më ka bërë më shumë përshtyojë nga ky qytet, nga ku mahnitesh cdo ditë nga bukuritë që të rrethojnë, ishte kultura.Aty zhvilloheshin aktivitete të panumërta kulturore pothuajse çdo ditë dhe nuk kishe nevojë të paguaje asnjë qindarkë për ti shijuar ato.

Më pas u largova drejt një skaji tjetër, në Afrikën e Jugut. Aty pashë me sytë e mi se çdo të thotë të jesh me të vërtetë i varfër.Hendeku i madh midis të pasurve dhe të varfërve e bënte të pamundur shijimin e jetës.

E ndërsa në Hong Kong bie shi me gjyma.Taksisti, Mr. Fai më sqaroi enigmën se pse nuk kishte kat të 14 në hotelin tim. Kinezët e shmangin këtë numër, pasi fjala katër tingëllon njësoj me fjalën vdekje.

Teksa me pa të pikëlluar ndërsa shikoja shiun që rridhte vrullshëm në dritaren e makinës, më tha se do të më conte në atelienë e Mr. Sam. Ky ishte rrobaqepësi më i dëgjuar në Hong Kongu që paska veshur shumë njerëz të njohur nga e gjithë bota .

Teksa bluaj në mendje gjënë më të rëndësishmë që të sjellin udhëtimet, I thashë ndërkohë Mr. Sam që të shkojmë te ky rrobaqepës. Për mua udhëtimet dhe përballja me kulturat e ndryshme në botës, të ofrojnë ndjesinë e të qenurit si në shtëpine tënde kudo që të ndodhesh.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin