Nga i ati tek i biri, sundimi i hekurt 50-vjeçar i familjes Assad mori fund nga kryengritja e rebelëve

SIRI - Presidenti sirian, Bashar al-Assad, u largua nga Damasku të dielën e 8 dhjetorit, duke i dhënë fund në mënyrë dramatike luftës së tij shumëvjeçare për të mbajtur pushtetin, ndërsa vendi i tij u shkatërrua në një luftë të ashpër civile dhe u kthye në një fushëbetejë për forcat rajonale dhe ndërkombëtare.

E pas një çerek shekulli në Siri rrëzohet dinastia e familjes Assad.

Nga 1971 deri ditën e vdekjes nga ataku kardiak në qershor të vitit 2000, Sirinë e  udhëhoqi babai i ti Hafëz al-Assad. Edhe pse jo një monarki, Hafëz kishte krijuar një sistem trashëgimie për Sirinë, pas tij do të vinte djali i madh Basil, i trajnuar në një akademi ushtarake sovjetike, por ai vdiq në 1994 në një aksident automobilistik dhe vëllai i tij më i vogël, okulisti Bashar, u thirr me nxitim nga Londra për të zënë vendin e tij.

Ai dukej trashëgimtari i gabuar për botën për autokratin mizor të Hafëz. Teksa qëndronte para arkivolit të të atit pati shumë që vunë bast se Assad Junior nuk do të zgjaste shumë pa përvojë ushtarake apo politike, me pamjen e një dembeli. Të tjerë pritën se nga përvoja e jetës në Perëndim i diplomuar në Londër, do ta demokratizonte kombin. Por pritshmëritë ishin të gabuara, pasi i biri i Assad qëndroi në pushtet 25 vjet duke vijuar regjimin tiran të familjes së tij. Assad junior i mbijetoi Pranverës Arabe, ISIS-it, luftës së gjatë civile siriane.

Ai e lidhi pushtetin e tij me Hezbollah dhe Rusinë. Egërsia e familjes Assad është proverbiale, ku është përdorur gaz kimikë për të shtypur kryengritjet, mbylli në burg çdo lloj disidenti, arrestoi dhe torturoi kundërshtarët e tij. Por ai nuk arriti, ndryshe nga i ati, të mbante vendin të bashkuar; as nuk kishte rolin që kishte Assad senior në marrëdhëniet me autokracitë e tjera arabe dhe dinastitë monarkike.

Assad do të mbahet mend përgjithmonë si njeriu që shtypi brutalisht protestat paqësore kundër regjimit të tij në vitin 2011, të cilat çuan në një luftë civile. Më shumë se gjysmë milioni njerëz u vranë, 6 milionë të tjerë u shndërruan në refugjatë. Ajo që mbështeti Assad Junior ishin mbi të gjitha ushtria ruse, Garda Revolucionare iraniane dhe Hezbollahu libanez.

Siria ndjeu ndikimin e pushtimit amerikan në Irak dhe terrorizmit të al Kaedës dhe ISIS-it, dy organizatave terroriste nga të cilat lulëzoi Hayat Tahir al-Sham lëvizja xhihadiste që nisi një ofensivë rrufe ku rreth një javë më parë, pushtoi Aleppon dhe arriti deri në Damask, praktikisht pa hasur në rezistencën e një ushtrie siriane, të korruptuar dhe pa vullnet për të luftuar. Fakti që familja e Assad i përket alavitëve, një pakicë fetare islame shiite që përfaqëson vetëm 10% të 23 milionë banorëve të Sirisë, shumica e të cilëve janë myslimanë sunitë, ka ndikuar në vdekjen e regjimit të hekurt të familjes Assad.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rebeleimi: 08/12/2024 17:38

    Viti jone 97

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore