Nga Interi në Turqi, Nagatomo
letër lamtumire për largimin

Nga Interi në Turqi, Nagatomo<br />letër lamtumire për largimin<br>
Mbrojtësi japonez Yuto Nagatomo po kryen testet mjekësore dhe pritet që të nënshkruajë kontratën e klubin turk të  Gallatasarait.

Japonezi ka shkruar një letër lamtumire për trajnerin, lojtarët dhe gjithë tifozët e enterit, ku thotë se është krenar që ka veshur fanellën zikaltër.

Nagatomo do të jetë i huazuar për 6 muaj nga Gallatasarai dhe më pas klubi turk është i detyruar ta blejë në fund të këtij sezoni.

“Sot fillon një aventurë e re.
Dua t’i falënderoj dhe përshëndes të gjithë. Jam krenar që kam veshur fanellën e këtij klubi për shtatë vite dhe më ka dhënë shumë emocione. Fat të mbarë trajnerit dhe lojtarëve dhe fat të mbarë në kualifikimin për Ligën e Kampionëve. Ju dua shumë. Përqafime, Yuto”,
shkruan ai në Instagram.

Nagatomo ka luajtur për Interin që prej vitit 2011, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

nagatomo

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas