Nga Irpinia në Shqipëri, heronjë zjarrfikës të tërmeteve: Shpresojmë gjithmonë të jetë i fundit

Nga Irpinia në Shqipëri, heronjë zjarrfikës të tërmeteve: Shpresojmë gjithmonë të jetë i fundit

Media italiane prej tre ditësh i ka kushtuar një vëmendje të veçantë tragjedisë që goditi Shqipërinë prej tërmetit të datës 26 nëntor.

Gazeta La Stampa ka botuar sot një mini reportazh përmes të cilit raporton mbi punën e ekipeve italian të ndihmës që morën pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit në Thumanë dhe Durrës.

Brigada Italiane e Zjarrfikësve, e angazhuar në operacionet e ndihmës pas tërmetit në Shqipëri, nxori nga rrënojat trupat e një nëne me tre fëmijët e saj duke përqafuar njëri-tjetrin në shtrat. Dy prej fëmijëve ishin binjak 1 vjeç e gjysëm dhe tjetri 7 vjeç, kurse nëna e tyre rreth 40 vjeçe

Luca Cari, përgjegjës për komunikimin në Brigadën italiane të zjarrfikësve,  operacioni ishte jashtëzakonisht pasi banesa katër katëshe ishte rrëzuar plotësisht.

‘Historia e familjes Lala, ku gjetën vdekjen 8 persona - shkruan gazeta italiane ‘La Stampa’, - ka tronditur gjithë Shqipërinë.  

Brigada e Zjarrfikësve Italiane ka punuar në rrënojat e banesave të shkatërruara që prej të martës në mbrëmje. Sot pas mesnate ata kanë përfunduar operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.

Në operacionin italian të ndihmës morën pjesë 175 zjarrfikës të ekipeve Usar (Kërkim dhe Shpëtimi). Janë të njëjtët që kanë qenë të angazhuar  i Brigadës së Zjarrit janë të angazhuar, të specializuar në hulumtimin në Rigopiano dhe te ura Morandi, në Itali.

Nga Irpinia në Shqipëri, Luca heroi zjarrfikës i tërmeteve: "Shpresoj gjithmonë të jetë e fundit"

Luca Bacci, kreu i njësisë së qenve të zjarrfikësve italian, ishte ndër të parët që mbërriti në Durrës pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

"Kemi punuar natë e ditë në kërkim të të mbijetuarve. Kjo eksperiencë ishte e vështirë”.

Bacci  ka që në vitin 1980 që është i impenjuar në operacionet e kërkim shpëtimit. Ai ka qënë pjesë e operacioneve në Amatrice, L'Aquila, Rigopiano dhe çdo herë, siç thotë ai, është lutur dhe ka shpresuar që rasti të jetë i fundit.

Kreu i grupit të zjarrfikësve italianë, Nicola Cianelli, në një rrëfim për Report Tv tregoi detajet e operacionit të kërkim shpëtimit.

Ai tha se grupet italianë të shpëtimit kanë punuar me kujdes të madh për të mos dëmtuar personat që shpresonin se mund të gjenin të gjallë nën rrënoja, edhe pse fatkeqësisht e mbyllën me nxjerrjen e një të pajeti, Ilir Lalës, i cili kishte humbur edhe 7 pjesëtarë të tjerë në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-kënetës.

Në përfundim të misionin, ekipi italian është larguar me duartrokitje ndërsa nuk kanë munguar falenderimet nga të dyja anët, një shenjë solidariteti dhe mirënjohje!


Lajmi kryesor:

SOLIDARITETI/ Erdogan: Do ndërtojmë 500 njësi banimi për të goditurit nga tërmeti, kampi në Prizren mirëpret mijëra shqiptarë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar