SOLIDARITETI/ Erdogan: Do ndërtojmë 500 njësi banimi për të goditurit nga tërmeti, kampi në Prizren mirëpret mijëra shqiptarë (VIDEO)

Forcat e ushtrisë shqiptare, zjarrfikëset, forcat speciale, emergjencat civile dhe grupet e shpëtimit nga vendet partnere, Italia, Franca, Turqia, Serbia, Kosova, Rumania, Kroacia, Zvicra, Greqia etj, u bënë bashkë, për të nxjerrë trupat nga rrënojat e tërmetit vrastar që goditi vendin tonë.

Heronjtë e heshtur kanë punuar në kushte të vështira, ditë e natë, duke përparuar në çdo centimeter me shpresën se diku kishte jetë.

Një tragjedi si kjo e 26 nëntorit, e cila do të mbetet e rrënjosur në memorien tonë kolektive, vazhdon të nxjerrë në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit nga shumë shtete europiane dhe më gjerë, individë dhe organizata, të cilat kanë ofruar ekipe, specialistë, mjete të mbrojtjes civile dhe ndihma financiare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
Klubi 'Shkëndija e Tetovës' do të japë të ardhurat nga shitja e biletave për të prekurit nga tërmeti

1574943801_BBC.jpg

Klubi shqiptar, Shkëndija e Tetovës, ka vendosur që të ardhurat nga shitja e biletave në ndeshjen e kësaj fundjave të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një komunikate për shtyp, klubi kuqezi bën të ditur se kërkon ndihmën e tifozëve që të mbushin sa më shumë stadiumit për të ndihmuar banorët në Shqipëri të cilëve u janë prishur shtëpitë nga tërmeti i fortë që ra mëngjesin e 26 nëntorit.

Kujtojmë që skuadrën e Shkëndijës së Tetovës e drejton trajneri kryeqytetas, Ernes Gjoka.

“KF Shkëndija  të dielën në kuadër të xhiros së 17-t ë përballet me Shkupin në Tetovë dhe kryesia vendos që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri

Në një javë më shumë emocionale të ndikuar nga fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë, skuadra kuqezi vazhdon punën për sfidën e rradhës kampionale. E diela sjell xhiron e 17-të kur Shkëndija në Tetovë do të presë FC Shkupin në një takim ku kuqezinjtë kërkojnë të kthehen në rrugën e fitores.

Përveç vlerës së pikëve në aspektin garues, takimi i të dielës është mundësi e mirë për bashkim të forcave bashkë me publikun në aksionin humanitarë për grumbullimin e mjeteve për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Me këtë rast inkurajohen gjithë qytetarët që të vijnë në numër sa më të madh në këtë ndeshje dhe me blerjen e biletës të bashkohen në këtë aksion humanitarë, pasi mjetet e grumbulluara do të bashkohen me donacionin e mbledhur nga lojtarët dhe kryesia e Shkëndijës, për tu adresuar të gjitha në zonat e prekura nga fatkeqësia në Durrës e rrethinë.

"Takimi me Shkupin ka rëndësi të madhe garuese për ne dhe të gjithë jemi të bindur të japim më të mirën për t’u kthyer në rrugën e fitores. Besojmë të jemi në nivel, ndërsa shpresojmë të kemi mbështetjen e publikut. Një arsye shtesë për prani sa më të madhe të spektatorëve është aksioni humanitarë për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmetii", shprehet Armend Alimi.

Përballja Shkëndija-Shkupi luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00”,
shkruan skuadra në faqen zyrtare.

Postimi i klubit
Ora 15:20
Pas Kosovës, një tjetër shtet dhuron 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Kabineti i Ministrave i Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër “Për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, në shumë 500 mijë euro, me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia natyrore që ndodhi në Shqipëri”, raporton ONA.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Azerbajxhanit ka ndarë paratë nga Fondi Rezervë, për të ndihmuar vendin tonë pr t’u rimëkëmbur pas tërmetit të fortë 6.4 ballë, që tronditi vendin më datë 26 nëntor, shkruajnë mediat vendore.

Ora 14:58
BE mobilizon mbështetje shtesë për emergjencën e krijuar pas tërmeteve vdekjeprurëse

Pas tërmetit me fuqi 6.3 ballë dhe pas-goditjeve të shumta që tronditën Shqipërinë që nga 26 Nëntori, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (BE) është aktivizuar me kërkesë të autoriteteve shqiptare. BE ndihmoi në mobilizimin e tre ekipeve nga Greqia, Italia dhe Rumania për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit. 

Më 28 nëntor, autoritetet shqiptare aktivizuan përsëri Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, duke kërkuar inxhinierë të strukturës me qëllim vlerësimin e dëmeve në ndërtesa. Italia dhe Greqia janë ofruar për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim. 

Përvec kësaj, Ekipi i Mekanizmit për Mbrojtjen Civile të BE-së po punon ngushtësisht me autoritetet vendore dhe donatorët për një vlerësim të konsoliduar të nevojave, me përparësi dhënien e ndihmës në materiale. Mbrëmjen e djeshme, Delegacioni i BE-së kryesoi një takim me shtetet anëtare të BE-së, vendet jo anëtarë të BE që marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, si dhe partnerët e organizatat ndërkombëtare (agjencitë e OKB, USAID etj.), mbi reagimin ndaj emergjencës.

 “Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Shqipërinë në këtë kohë të vështira. Ne do të ofrojmë ndihmë në këtë emergjencë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ekipet e kërkim-shpëtimit, të mobilizuara përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile, janë në terren. Do të doja të falënderoja Italinë dhe Greqinë që tashmë ofruan mbështetje shtesë përmes Mekanizmit,” - tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca deklaroi sot: "Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij janë duke qëndruar përkrah Shqipërisë dhe po punojnë pa ndalim për të ofruar ndihmë në këtë moment shumë të vështirë. Ekspertët e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE dhe dhjetë Shteteve Anëtare të BE, janë aktualisht në terren për të ndihmuar autoritetet qendrore dhe vendore. Është një javë pikëllimi të thellë dhe tragjik për Shqipërinë. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë edhe një herë për popullin shqiptar dhe veçanërisht për familjet, miqtë dhe komunitetet e atyre që kanë humbur jetën." 

"Bashkimi Evropian ka dërguar një Ekip për Mbrojtjen Civile, i cili po ndihmon autoritetet të koordinojnë reagimin tonë dhe të vlerësojnë dëmet. Qëllimi ynë është të ndihmojmë popullin shqiptar që vuan pasojat e këtij tërmeti", tha Drejtuesi i Skuadrës së Mbrojtjes Civile të BE-së Peter Glerum. Ekipi Evropian për Mbrojtjen Civile e ka bazën e tij në Delegacionin e BE në Tiranë dhe përbëhet nga ekspertë nga Austria, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. Dy ekspertë nga Vlerësimi dhe Koordinimi i fatkeqësive të OKB (UNDAC) janë gjithashtu pjesë e komanduar e këtij ekipi.

Sistemi evropian “Koperniku” prodhon rregullisht imazhe satelitore të zonave të prekura me qëllim për të asistuar në dhënien e ndihmës në terren. Qendra e Koordinimit për Reagimin në Emergjenca të Bashkimit Evropian me regjim 24/7, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe vazhdon të monitorojë situatën. 

Ora 13:10
Presidenti Erdogan: Do ndërtojmë 500 njësi banimi në Shqipëri

‘Anadolu agjensi”, shkruan se Erdogan është pranë shqiptarëve të prekur nga tërmeti dhe ka publikuar iniciativën e marrë.

“Do ndërtojmë 500 shtëpi të prekura nga tërmeti. Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 shtëpi,”- shprehet ndër të tjera presidenti turk.

 

Ora 12:09
Tërmeti/ “Save the Children”: 9 mijë fëmijë janë në nevojë

'Save the Children' po veprojnë në Durrës, Tiranë, Shijak dhe Fushë Krujë, ku po i përgjigjet nevojave të fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Organizata  thotë se rreth 9 mijë fëmijë janë në nevojë pas tërmeti t të së martës në Shqipëri.

Ata janë të trembur dhe të shqetësuar dhe përveç tendave, shtretërve, batanijeve dhe mjeteve të higjienës personale, kanë nevojë edhe për mbështetje emocionale dhe mendore, thotë Save the Children.

Ora 09:23
Nga Irpinia në Shqipëri, heronjë zjarrfikës të tërmeteve: Shpresojmë gjithmonë të jetë i fundit

Media italiane prej tre ditësh i ka kushtuar një vëmendje të veçantë tragjedisë që goditi Shqipërinë prej tërmetit të datës 26 nëntor.

Gazeta La Stampa ka botuar sot një mini reportazh përmes të cilit raporton mbi punën e ekipeve italian të ndihmës që morën pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit në Thumanë dhe Durrës.

Brigada Italiane e Zjarrfikësve, e angazhuar në operacionet e ndihmës pas tërmetit në Shqipëri, nxori nga rrënojat trupat e një nëne me tre fëmijët e saj duke përqafuar njëri-tjetrin në shtrat. Dy prej fëmijëve ishin binjak 1 vjeç e gjysëm dhe tjetri 7 vjeç, kurse nëna e tyre rreth 40 vjeçe

Luca Cari, përgjegjës për komunikimin në Brigadën italiane të zjarrfikësve,  operacioni ishte jashtëzakonisht pasi banesa katër katëshe ishte rrëzuar plotësisht.

‘Historia e familjes Lala, ku gjetën vdekjen 8 persona - shkruan gazeta italiane ‘La Stampa’, - ka tronditur gjithë Shqipërinë.  

Brigada e Zjarrfikësve Italiane ka punuar në rrënojat e banesave të shkatërruara që prej të martës në mbrëmje. Sot pas mesnate ata kanë përfunduar operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.

Në operacionin italian të ndihmës morën pjesë 175 zjarrfikës të ekipeve Usar (Kërkim dhe Shpëtimi). Janë të njëjtët që kanë qenë të angazhuar  i Brigadës së Zjarrit janë të angazhuar, të specializuar në hulumtimin në Rigopiano dhe te ura Morandi, në Itali.

Nga Irpinia në Shqipëri, Luca heroi zjarrfikës i tërmeteve: "Shpresoj gjithmonë të jetë e fundit"

Luca Bacci, kreu i njësisë së qenve të zjarrfikësve italian, ishte ndër të parët që mbërriti në Durrës pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

"Kemi punuar natë e ditë në kërkim të të mbijetuarve. Kjo eksperiencë ishte e vështirë”.

Bacci  ka që në vitin 1980 që është i impenjuar në operacionet e kërkim shpëtimit. Ai ka qënë pjesë e operacioneve në Amatrice, L'Aquila, Rigopiano dhe çdo herë, siç thotë ai, është lutur dhe ka shpresuar që rasti të jetë i fundit.

Kreu i grupit të zjarrfikësve italianë, Nicola Cianelli, në një rrëfim për Report Tv tregoi detajet e operacionit të kërkim shpëtimit.

Ai tha se grupet italianë të shpëtimit kanë punuar me kujdes të madh për të mos dëmtuar personat që shpresonin se mund të gjenin të gjallë nën rrënoja, edhe pse fatkeqësisht e mbyllën me nxjerrjen e një të pajeti, Ilir Lalës, i cili kishte humbur edhe 7 pjesëtarë të tjerë në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-kënetës.

Në përfundim të misionin, ekipi italian është larguar me duartrokitje ndërsa nuk kanë munguar falenderimet nga të dyja anët, një shenjë solidariteti dhe mirënjohje!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 29/11/2019 16:08

    Ju faleminderit edhe respekte

    Përgjigju
  • Loran shehu: 29/11/2019 15:14

    Hallall ja beft zoti Erdoganit bravo i qoft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar