ROME - Një paketë gjithëpërfshirëse udhëtimi dhe dokumente false ishte ajo, që një bandë italo-shqiptare iu ofronte shqiptarëve për të emigruar drejt Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet Italisë.
Banda e cila përbëhej nga 2 shqiptarë dhe italianë u zbulua në aeroportin e Torino Caselle. Ata e kryenin shërbimin e tyre kundrejt shifrës 3.000 – 5.000 euro.
Në pranga kanë rënë dy shqiptarë dhe gjithashtu janë denoncuar edhe 28 të tjerë, të akuzuar se mundësonin emigracion të jashtëligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas medias italiane banda asistonte në dërgimin e shqiptarëve fillimisht në itali dhe dhe pastaj në destinacionin e kërkuar. Hetimet kanë filluar në vitin 2011, pasi u vu re një rritje e shqiptarëve që largohen për në Angli nga aeroportet e Milanos Malpensa, Torino, Bergamo Genoa, dhe Pizës.
Sipas policisë kanë qenë qindra persona të cilët kishin kanë mundur të emigronin me dokumente false mundësuar nga ky rrjet. Gjatë arrestimit policia iu gjeti rreth 5.000 euro dhe 200 gramë kokainë të pastër.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com