Nga jeta e vështirë te premtimi që i bëri nënës kur punonte si pastruese, Marku emocionon me fjalët: Nuk e dini cfarë kam kaluar për të arritur këtu, kurrë mos u dorëzoni

Kampion Florian Marku gjatë fjalës së tij sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, ka kujtuar vitet e para të jetës dhe karrierës së tij.

“Kam lindur në Lushnjë dhe 6 vjeç kemi ikur në Selanik. E nisa futbollin, bëra disa vite, por nuk isha shumë i mirë. Ndërrova sportin, iu futa boksit. Nuk vi nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Ajo s’ka nevojë të punojmë më. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Të çarat janë të vogla, ja kam nisur karrierës në Greqi, se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione në Greqi, në Austri po ashtu, katër herë titullin kampion bote në kick boks. Kisha karrierë të suksesshme. I kam operuar duart pesë herë, është sport shumë i vështirë, njerëzit mendojnë se është fat.

Më thanë, më ftuan në Angli, eja se do i kesh të gjitha gati. Shtëpi, makinë, dhe palestër. Kur arrita në Angli, çdo gjë ishte mashtrim. Kur arrita në Angli, ishte një mashtrim, as shtëpi as palestër, por e kam pasur ëndërr të boksoja në Angli. Si kemi pasur mundësitë nga be që të udhëtojmë lirshëm. Ia nisa nga zero, asnjeri nuk besonte. Kapa promotorat më të mëdhenj. Kam për ta mbushur stadiumin, pas shumë kërkime e gjetëm një sallë rreth 2 mijë veta. Dua t’iu them të gjithëve, rinisë që ka ëndrra, shohin filanin që ia ka arritur diku, asnjë nuk është fat në jetë do shumë punë, sakrificë. Asnjeri nuk është rastësisht aty ku është. Nuk e dini ca kam kaluar në jetën time për të arritur këtu ku jam. Kurrë mos u dorëzoni, edhe dita juaj ka për të ardhur”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ceremoni nderimi për Markun, Rama i dorëzon ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes': Ambasadori ynë në botë! Boksieri: Kurrë se kam hedhur poshtë flamurin kuqezi (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion