TIRANË- Një tjetër kampion i sportit shqiptar u nderua sot me një ceremoni të dedikuar për arritjen dhe ngritjen lart të flamurit shqiptar. Boksieri Florian Marku u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen ‘Kordoni i madh me Yll të Mirënjohjes Publike’.
‘Ambasador të Shqipërisë’ e quajti Rama kampionin shqiptar teksa i dha medaljen. Rama tha se Marku ka ngritur lart flamurin tonë shqiptar në ekranet më të mëdha televizioneve sportive në të gjithë botën. Kryeministri u ndal edhe në rrugëtimin e vështirë të Markut drejt karrierës që ka arritur sot. Ai u shpreh se Markut sot na nderon të gjithëve dhe duhet të jemi krenar për të pasi i ka arritur të gjitha vetë duke nisur nga zero.
“Pas kordonit vjen Ylli i Madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të Shqipërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe Myzeqe nga gjyshja. Suksesi i Florjanit është një sukses që bën lajm, dhe lajmi i mirë është që suksesi i Florjanit është kuq e Zi", tha Rama.", tha Rama.
Në praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij të vogël, kampioni shqiptar mes emocionesh tregoi peripecitë që ka kaluar për të arritur aty ku është sot. Ai u ndal në jetën e vështirë që ka bërë sëbashku me familjen, deri sot kur me shumë punë e mund thotë se ka arritur t’i plotësojë premtimin që i ka dhënë nënës.
“Nuk vi nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Ajo s’ka nevojë të punojmë më”, tha Marku.
Ndonëse ka pasur shumë oferta, Marku tha se ka zgjedhur që të luaj për Shqipërinë duke theksuar se kurrë nuk ka pranuar që ta hedhë poshtë flamurin kuqezi. Ai kishte një mesazh për të gjithë të rinjtë, të cilëve iu tha se kurrë nuk duhet të dorëzohen, pasi me sakrifica kanë për të arritur gjithçka.
"Asnjeri nuk është rastësisht aty ku është. Nuk e dini ca kam kaluar në jetën time për të arritur këtu ku jam. Kurrë mos u dorëzoni, edhe dita juaj ka për të ardhur”, tha ai.
Nderimi i Florian Markut vjen pas atij të Luiza Gegës, e ndërsa kreu i qeverisë theksoi se të njëjtën gjë do të bëjnë për të gjithë kampionët shqiptar që nderojnë flamurin shqiptar. Luiza Gega është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me 'Kordonin e madh të Yllit të Mirënjohjes Publike'.
Marku është vlerësuar edhe nga bashkia e Lushnjës me titullin 'Qytetar Nderi'. Kjo ceremoni erdhi pas triumfit të Markut të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.
Vitin e shkuar e kanë përfituar shpërblimin e parashikuar nga vendimi i qeverisë për rezultate të spikatura në arenën ndërkombëtare, 7 sportistë dhe 7 trajnerë. Ndërsa në vitin kur jemi, deri tani e kanë përfituar 44. 22 sportistë dhe 22 trajnerë.
Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Floriani mund të kishte zgjedhur çdo arenë, në çdo vend të botës, por zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të triumfuar. Kryebashkiaku tha se pas një fitoreje të madhe, ka shumë punë, mund dhe djersë.
"Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyrës se tij nuk është vetëm fati, por ka shumë mund dhe djersë e shumë punë.(...) Jemi shumë krenar për ty dhe sa të kemi fuqi, qeveria po po, por edhe ne bashkitë do sigurohemi që ajo shprehja që shqiptari s’ta fal suksesin nuk është e vërtetë, ne falim, inkurajojmë, sot brohorasim dhe jemi shumë krenarë për ty.", u shpreh Veliaj.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë në nder të tij, boksieri Florian Marku ka treguar vështirësitë që ka kaluar gjatë jetës për të arritur këtu ku është sot. Pavarësisht peripecive dhe ofertave që i kanë ofruar, Marku tha se kurrë nuk e ka hedhur poshtë flamurin shqiptar.
“Nuk jam mësuar me të tilla gjëra, ëndërr që është bërë realitet, të jem këtu dhe gjithë Shqipëri dh të gjithë të më shohin mua s’di ca të them. Siç e keni parë karrierën time kam qenë realisht dhe ashtu do ngelem.", tha ai.
Kampion Florian Marku gjatë fjalës së tij sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, ka kujtuar vitet e para të jetës dhe karrierës së tij.
“Kam lindur në Lushnjë dhe 6 vjeç kemi ikur në Selanik. E nisa futbollin, bëra disa vite, por nuk isha shumë i mirë. Ndërrova sportin, iu futa boksit. Nuk vi nga një familje shumë e pasur, prindërit kanë bërë punë krahu, nëna ime ka qenë pastruese. I kam thënë sa të kalojnë disa vite dhe i kam thënë s’ke për të punuar kurrë sa të jetë djali gjallë. Ajo s’ka nevojë të punojmë më. Ia kam dedikuar jetën këtij sporti. Të çarat janë të vogla, ja kam nisur karrierës në Greqi, se kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione në Greqi, në Austri po ashtu, katër herë titullin kampion bote në kick boks. Kisha karrierë të suksesshme. I kam operuar duart pesë herë, është sport shumë i vështirë, njerëzit mendojnë se është fat.
Më thanë, më ftuan në Angli, eja se do i kesh të gjitha gati. Shtëpi, makinë, dhe palestër. Kur arrita në Angli, çdo gjë ishte mashtrim. Kur arrita në Angli, ishte një mashtrim, as shtëpi as palestër, por e kam pasur ëndërr të boksoja në Angli. Si kemi pasur mundësitë nga be që të udhëtojmë lirshëm. Ia nisa nga zero, asnjeri nuk besonte. Kapa promotorat më të mëdhenj. Kam për ta mbushur stadiumin, pas shumë kërkime e gjetëm një sallë rreth 2 mijë veta. Dua t’iu them të gjithëve, rinisë që ka ëndrra, shohin filanin që ia ka arritur diku, asnjë nuk është fat në jetë do shumë punë, sakrificë. Asnjeri nuk është rastësisht aty ku është. Nuk e dini ca kam kaluar në jetën time për të arritur këtu ku jam. Kurrë mos u dorëzoni, edhe dita juaj ka për të ardhur”, tha ai.
Gjatë ceremonisë për nderimin e Florian Markut, kryeministri Edi Rama përmendi rastin e Ilir Sulit, për të cilin është akuzuar se qeveria e tij nuk e ka mbështetur. Rama tha se qeveria ka vepruar sipas mundësive, dhe tashmë po përmirësohet gjithnjë.
Kryeministri bëri me dije se në shtator do të propozohet një ligj i ri që u jep grada kampioneve botërore, duke i bërë kolonelë që do të punojnë në Ministrinë e Brendshme.
“Një video e një kohe të mëparshme kur ai ishte lënë pas dore riciklohet sikur të kishte ndodhur sot. Atëherë këto kanë qenë mundësitë, teksa rrisim mundësitë rrisim edhe progresit, ndërkohë që jemi në vazhdimësi të hapur për t’u përmirësuar dhe sot kemi një ligj për të propozuar në Parlament për t’u dhënë grada sportistëve kampionë, ku këta do të jenë kolonelë e do të paguhen si kolonelë. Do të punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes në një strukturë mentorësh të ushtarëve dhe oficerëve për t’iu ushqyer atyre frymën e kampionit, dhe shpirtin e fituesit, ambicien”, tha Rama.
Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, Edi Rama foli mbi historinë familjare të boksierit. Prindërit e Florian Markut emigruan jashtë vendit, kështu që boksieri thotë Rama u bë ndër ata emigrantë të shumtë që e bëjnë Shqipërinë krenare.
“Gjyshi ka shkuar në zonën e Myzeqesë pasi ishte i internuar. Floriani me prindërit shkuan në emigracion në Greqi që të vegjël ku filloi karrierën, më pas në Austri dhe shpërthimin e pati në Britaninë e Madhe. Atje ne nxjerrim në pah shembuj suksesi. Ka shqiptarë që bëjnë sukses edhe si kuzhinierë, ndërtues apo pronarë biznesesh të vogla” Ata janë më tepër se ata pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë. Nëse do të kishte pak sens patriotizmi dhe mirësie, edhe ata që rrudhin buzët për këtë ceremoni do të duhet të buzëqeshin sepse bëhet fjalë për të nderuar një sportist që i ka arritur të gjitha dhe na nderon të gjithëve pasi shpalos flamurin kuqezi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve shpotive.
Është Floriani që e nderon këtë godinë me praninë e tij, siç ishte Luiza që e nderoi me praninë e saj. Kështu, ne përmirësohemi. Ka pasur edhe të tjerë kampionë, por me celebrimin e Luizës e hapin këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për ata që do i sjellin Shqipërisë medalje. Sot, ndryshe nga çfarë u tha në momentin e triumfit të Luizës nuk ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit, ka sistem mbështetës dhe shpërblyes, miratuar kohë më parë e jo kur u desh të shpërblenim Luizën. Vitin e shkuar e kanë përfituar shërbimin 14 protagonistë, 7 sportistë e 7 trajnerë. Ndërsa këtë vit, 44. 22 sportistë dhe 22 trajnerë, gjë që më bën të besoj se është edhe rezultat i këtij sistemi të ri motivimi dhe mbështetje. Luiza u mbështet nga Bashkia e Tiranës për të bërë stërvitjet në Kenia”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar boksierin Florian Marku me medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’.
Diçka e ngjashme ndodhi duke rifilluar avazin po njësoj, ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me historinë jetësore të qindra mijëra shqiptarëve të cilët si fëmijë të vegjël bebe apo në moshë shumë ët vogël janë marr përdore nga prindërit në rrugën e migracionit dhe bëjnë suksese. Bëjnë rëndom një sukses që nuk bën lajm. Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm, suksesi i Florinait është kuqezi. Nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por meqë disa e duan këtë krahasim, në aspektin ceremonial e kemi bëër dallimin, e kemi nderuar luizën me kordonin i madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve, i takon krerëve të shteteve, qeverive, personaliteteve shumë të larta politike shoqërore që kanë impakt në shoqëri. Pas kordonit vjen ylli i madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të shoqërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe Myzeqe nga gjyshja.
-
Me vjen turp nga kjo shfaqje qe me shume me duket sikur behet per te marre vota,,, nuk eshte Marku per tu pritur dhe dekoruar nga Kryeministri. Eshte nje boksier i renditur i 40 ne liste ne rang nderkombetar, kurse Alban Beqiri mori medalje. Une jam i majte me bindje por me vjen shume keq se demotivohen sportistet e vertete dhe motivohen ato te marketingut
Përgjigju-
Pse flet kot ? Alban Beqiri eshte djale flori por eshte tjeter nivel dmth eshte boksier amator kurse Florian Marku eshte Profesionist prandaj edhe e shfaqin ne SkySports e gjitheandej
-
-
Suksese Flrian Marku.Nderove veten e bere shume shqiptare krenar
Përgjigju -
keshtu i pafshim te gith sportistat tane me sa me shume trofe duke ngritur lart respekte
Përgjigju -
shume suksese i urojme florianit e meritonte kete fitore pasi ka sakrifikuar shume per kete dite,perpara
Përgjigju -
E meritonte ate fitore
Përgjigju -
Shpresojme qe ilir duli te nderohet sa me shpejt sepse ne nje interviste kur e kemi pare thoshte qe jam i pa pune
Përgjigju -
Flori sic ka emrin eshte dhe ne shpirt. Urime kampion meriton gjith medaljet se na ke ber krenar kudo
Përgjigju -
E pafshim sa me lart Florian Markun
Përgjigju -
Florian marku nje sportist i cili e meriton te gjithe kete sukses pasi ka punar shume per kete dite
Përgjigju -
Nje tjeter histori suksesi dhe nje shembull per tu ndjekur nga shume te rinj.
Përgjigju -
E meriton plotesisht ky kampion te nderohet sepse fale mundit dhe sakrificave te shumta qe ka perjetuar ka arritur kete sukses
Përgjigju -
Urime florian qe ashtu si luiza na bere krenar te gjithve ju uroj suksese te metejshme
Përgjigju -
Krenar kur shikojme qe sportistet shqiptare arrijne kaq shume
Përgjigju -
Flori na beri shume krenar ne si shqiptar me fitoren e tij
Përgjigju -
floriani na nderoj te gjithe kombin tone meriton gjithcka
Përgjigju -
keshtu duhet te vlersohen kampjonet
Përgjigju -
Ilir Suli pervec se eshte i punesuar ne ministrine e mbrojtjes , shume shpejt do marre edhe graden kolonel , ne menyre qe te stervisin ushtaret sipas ligjit
Përgjigju -
Suksese Florian Marku , na sjallsh sa me shume tituj ne shqiper dhe te pafshim sa me lart ne sport
Përgjigju -
Vlersime te tilla jan me te vertet te mira per sportistet te cilet me shum mund e pune kan arritur deri aty
Përgjigju -
Mendoj se e kemi par ne c gjendje ka qen sporti me qeverrine e meparshme dhe se sa esht permirsuar. Keto zhvillime jan arritur vetem fal rames
Përgjigju-
Ik e ha sufllaqen se te eshte ftohur. Cfar kontributi apo investimi ka bere edi rama tek ky sportist ? Apo sportistet tjere? Te gjithe ne e dijme qe sportistet sterviten me leket e tyre, dhe te gjithe punojne pune te rendomta.
-
Po sbehet fjal jan arritur vetem fal rames
-
-
Florian marku legjenda shqiptare e meriton kete medalje
Përgjigju -
Nje kampion si marku e meriton kete dekorate per punen e palodhur qe ka bere
Përgjigju -
Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar, po kush të ble ty më…..
Përgjigju-
Dory shqipfolës edhe ti je Vucic o viç
-
Shko shif punen ne kosove ti klysh i albinit
-
-
djal puntor dhe i palodhur.URoj ta keni gjithmon kete mbeshteje si nga qeveria dhe nga bashkatdhetaret
Përgjigju -
e meriton floriani gjith kte mbeshttje qe po i jepet.Bravo i qofte trimit
Përgjigju -
Nuk e di a ishte Linda sot dhe a u perlot nga suksesi i ketij djalit te boksit qe ka tre diploma universiteti ...
Përgjigju -
Mangut per yllin tend esht ai , po beni noj sponsorizim para se tu ikin te gjith sportistat, se ju e dini qe po te ishte jasht shtetit ska nevoj me punu ma Luiza dhe as Florjani, veproni Sa nuk esht vone se skan nevoj per dekuratat tuja e me ba foto me ju ????
Përgjigju










Komente
Komento