Nga kalimi i shumave me testamente fiktive, në dërgimin e të falave! Hakerat vijnë me tjetër skemë mashtrimi online

Nga kalimi i shumave me testamente fiktive, në dërgimin e të falave! Hakerat vijnë me tjetër skemë mashtrimi online

Foto ilustruese

Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale duhet të bëjnë kujdes, pasi mashtrimet kompjuterike kanë kaluar në nivel tjetër duke u bërë krijues e inovator. Lajmi për një tjetër skemë mashtrimi po qarkullon në Facebook, ku një denoncues tregon se ka marrë email-e në emrin e një kompanie shqiptare.

Nga niveli i kalimit të shumave të ndryshme me testamente fiktive në dërgimin e të falave, duket se është një strategji e re e hakerave që mashtrojnë njerëzit online duke u marrë adresat dhe të dhënat personale.

Në një denoncim të bërë publik, një qytetar thotë se ka marrë një email të njejtë me ata që qarkullonin muaj më parë në emër të policisë apo Interpolit, por këtë herë mashtruesit kanë përdorur një emër kompanie shqiptare.

 “Mashtrimet kompjuterike kanë kaluar në nivel tjetër duke u bërë krijues e inovator! Nga niveli i kalimit të shumave të ndryshme me testamente fiktive në dërgimin e të falave tani... Një e-mail i tillë më ka ardhur në disa adresa të miat e qindra të tjerëve mund t’ju ketë shkuar. Ashtu si disa muaj më pare kur vinin e-maile në emër të policisë dhe interpol, kësaj radhe mashtruesit online kane gjetur një emër kompanie shqiptare, një emër shqiptar dhe dërgojnë e-maile. Mos e klikoni attach. Brenda tij mund te gjendet e gjithë “infrastruktura” qe adresa juaj të hakërohet sapo t’a klikoni. Ndaj kujdes, me këtë e-mail dhe me ato te famshmet që mezi po presin për të na dhënë milionat që iu kanë mbetur në banka”, shkruan denoncuesi.

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dalin PAMJET/ Kokaina në peshore, momenti kur u vihen prangat trafikantëve të drogës

Dalin PAMJET/ Kokaina në peshore, momenti kur u vihen prangat trafikantëve të drogës